• |
ide | kryesore

Përplasje frontale mes Sevilla e Barcelonës: “Ndërpresim marrëdhëniet, fyerje e papranueshme”

-Instant, Sport
Sevilla



Barcelona-Sevilla u luajt edhe përpara se skuadrat të zbrisnin në fushë dje. Klubi andaluzian njoftoi me një deklaratë vendimin për të anashkaluar drekën institucionale dhe për të mos qenë i pranishëm me asnjë drejtues në skenën e nderit të stadiumit Montijuc. Përplasja ka lidhje me çështjen Negreira, për të cilën akuzohen katalanasit për korrupsion. Tani ka ardhur reagimi i ashpër nga Barcelona që foli për “një sulm kundër institucionit katalanas e një fyerje e papranueshme dhe se i konsideron të ndërprera të gjitha marrëdhëniet me institucionin e Sevilla derisa të korrigjojë pozicionin e saj aktual”.

Vendimi i Sevilla ka ardhur si rezultat i zhvillimeve të fundit në çështjen e diskutueshme. Barcelona është implikuar në pagesat prej mbi 7 milionë euro mes 2001 dhe 2018 për ish-zëvendëspresidentin e arbitrave Negreira. Të enjten gjyqtari hetues i Gjykatës numër 1 të Barcelonës, Joaquín Aguirre, ka akuzuar klubin katalanas për korrupsion.

Lexo më tej: Barcelona e akuzuar për korrupsion, Garda Civile kontroll në selinë e arbitrave: ja çfarë rrezikon klubi

KOMUNIKATA E BARCELONËS

FC Barcelona dëshiron të demonstrojë publikisht refuzimin e saj ndaj një sulmi të pajustifikuar dhe të papërshtatshëm nga Sevilla FC. Klubi refuzoi të ulet në tryezën e drekës institucionale mes drejtuesve përpara ndeshjes mes dy skuadrave mbrëmjen e djeshme në Estadi Olímpic Lluís Companys. E përfaqësuesit e tyre refuzuan të marrin pjesë në skenën e nderit.

Krahas kësaj përbuzjeje, klubi andaluzian ka bërë publike një deklaratë në të cilën shpreh “indinjatën dhe refuzimin për praktikat e kryera nga ish-drejtuesit e FC Barcelona të akuzuar për “çështjen Negreira”. Ata njoftuan edhe mungesën e tyre në zonën e lojës. Barcelona e kupton se ky është një sulm ndaj institucionit katalanas dhe një ofendim i papranueshëm.

E ashtuquajtura “çështja Negreira” nuk mund të shërbejë si justifikim për veprime të tilla. Proceset gjyqësore janë në një fazë hetimore shumë të parakohshme dhe pozicionimi i Sevilla FC paragjykon qartë fakte të cilat në asnjë rast dhe në asnjë nga klasifikimet e saj paraprake dhe hipotetike, nuk janë vërtetuar.

Për më tepër, vendimi gjyqësor i njoftuar dje nuk ndryshon në asnjë mënyrë gjendjen faktike dhe juridike të FC Barcelona në procedurë. Nga pikëpamja juridike është shumë e diskutueshme. Nuk bëhet një aktivitet dëshmues i motivuar dhe do të shqyrtohet siç duhet nga Klubi.

Për më tepër, presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, foli tashmë muaj më parë në një mbledhje të jashtëzakonshme të La Liga, të thirrur shprehimisht për këtë rast. Ai dha të gjitha llojet e shpjegimeve dhe sqarimeve për këtë çështje.

Veprimi i Seviljes FC është gjithashtu krejtësisht i papajtueshëm. Nga njëra anë, përmend prezumimin e pafajësisë dhe nga ana tjetër mohon ushtrimin e tij ndaj FC Barcelona në procedurat ligjore që po zhvillohen aktualisht.

Duke pasur parasysh këtë qëndrim të papranueshëm dhe të pajustifikuar të Sevilla FC, FC Barcelona konsideron se të gjitha marrëdhëniet me institucionin e Sevillas janë ndërprerë derisa të korrigjojë pozicionin e saj aktual”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *