• |
ide | kryesore

Video/ Sylvinho i lumtur, Uzuni futet si zëvendësues dhe shënon një super gol: beratasi i jep pikën Granadas

-Instant, Sport, Video
Uzuni



Myrto Uzuni është lajmi më i mirë për kombëtaren e Shqipërisë dhe teknikun Sylvinho. I gjithë stafi kuqezi ishte në ankth për dëmtimin e pësuar në ndeshjen e kaluar nga beratasi, por përgjigjen e kanë marrë sot. Uzuni ka qenë protagonist në barazimin 3-3 në transfertën e Almerias. Nëse Granada ka dalë me pikë, kjo falë golit të sulmuesit të kombëtares, katër minuta nga fundi.

Për shkak të dëmtimit, Uzuni e nisi nga pankina, por me rezultatin të kompromentuar, tekniku i Grandës ktheu sytë nga shqiptari. Beratasi u fut në fushë në minutën e 73′. Sulmuesit iu deshën 13 minuta të shënonte golin e barazimit 3-3, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij, kur askush nuk po shpresonte më. I nisur në progresion, sulmuesi ishte më i shpejtë se të gjithë dhe me një të majtë të fuqishme e dërgoi topin nën kryqëzimin e shtyllave.

Lexo më tej: Bellingham i pandalshëm, i jep fitoren Real Madrid në të 95’: Uzuni nuk shënon, Granada rrëzohet në Sociedad

Goli i dytë për 28 vjeçarin në shtatë javë kampionat dhe një realizim në momentin e duhur. Beratasi tregoi se është kthyer i fortë, gati të ndihmojë kuqezinjtë në kualifikuesen e 12 tetorit kundër REpublikës Çeke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *