• |
ide | kryesore

Video/ Simulimi i Carrasco është patetik: interneti ekzaltohet me talljet për belgun

-Instant, Sport, Video
Carrasco



Në verë, Yannick Carrasco i dha lamtumirën futbollit evropian për herë të dytë. Ai nënshkroi një kontratë të pasur me sauditët Al-Shabab. Hera e dytë, sepse belgu kishte vendosur të largohej nga Kontinenti i Vjetër në 2018, duke pranuar ofertën e kinezëve të Dalian Yifang. Në moshën 30-vjeçare, ish-lojtari i Atletico Madrid vendosi të startojë sërish nga Arabia. E fillimi me klubin e ri ishte mjaft pozitiv, me një gol dhe një asist në vetëm 3 ndeshje të luajtura.

Megjithatë, nuk ishin veprimet e tij në fushë që i bënë njerëzit të flasin për të në Evropë, por një simulim sensacional. Carrasco e vuri në skenë “kryeveprën” e tij në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Neymar dhe Al-Hilal të Milinkovic. Videoja e episodit bëri xhiron e rrjeteve sociale, duke u bërë menjëherë virale dhe duke ndezur ironi te përdoruesit.

SIMULIMI I CARRASCO ËSHTË PËR OSCAR

Ishte koha shtesë në pjesën e parë të ndeshjes mes Al-Hilal dhe Al-Shabab, kur Carrasco u përplas me mbrojtësin kundërshtar Al-Bulayhi. Kontakti ndodhi në përpjekje për të mbrojtur një top që po dilte në rivënie anësore. Për të pasur sukses në objektivin e tij ai ngadalësoi vrapimin dhe u ndihmua me një lëvizje me shpatull, ndoshta duke shkaktuar nervozizëm te lojtari i Al-Hilal. Madje, ky i fundit pasi ka marrë topin, e ka “mbështetur” në gjoksin e belgut. Nga ai moment filloi Carrasco-shoë.

Ish-lojtari i Atletico u hodh përtokë si i goditur nga një gjyle, duke bërtitur me dhimbje të shtirur. Arbitri Cisneros, i El Salvador, i pa ndihmuar nga asistenti që ndodhej aty pranë, u mashtrua plotësisht. Ai i tundi një karton të verdhë të pamerituar në fytyrë Al-Bulayhi, që nuk arrinte ta besonte sanksionin që kishte marrë.

Episodi u bë menjëherë viral dhe komentet sociale nuk vonuan: “Një simulim i denjë për Oscar”, shkroi një përdorues. “Carrasco u rrëzua pasi mori një goditje me top në gjoks. Shpresojmë të jetë mirë!”, bëri shaka një tjetër. E një tjetër komentoi me një farë hidhërimi: “Carrasco sjell teatrin evropian në Ligën Saudite”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *