• |
ide | kryesore

Pas Osimhen, te Napoli shpërthen çështja Mario Rui: “Menaxhim mizerje, të na e thoshte në verë”

-Instant, Sport
mario rui



As koha për të shuar polemikat me Osimhen, se në Napoli shpërthen çështja Mario Rui. Zëvendëskapiteni luajti vetëm minutat e fundit kundër Real Madrid. Një zgjedhje e kritikuar ashpër nga menaxheri i tij, Mario Giuffredi: “Besoj se menaxhimi i Mario Rui nga Garcia është mosrespektues dhe mizerabël – nisi sulmi –. Sepse po flasim për një lojtar që në dy vitet e fundit ka qenë një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të Serie A. Ai ishte thelbësor për lojën e teknikut Spalletti dhe të trajtohesh kështu, mendoj se është mungesë respekti”.

“Në këtë pikë ka dy gjëra – vazhdon Giuffredi – ose Mario Rui nuk shkon për lojën e Garcia, që ndoshta nuk dëshiron të qarkullojë nga prapa, ose duhet të mendoj se Garcia, pasi ka qenë në Arabi, nuk e njeh Mario Rui si futbollist”.

Mbrojtësi i majtë, 34 vjeçar dhe me Napolin që nga viti 2017, ka bërë 205 paraqitje të kurorëzuara me titullin. Për tifozët ai është një shtyllë e skuadrës, por trajneri i ri shpesh ka preferuar Olivera. Titullar kundër Udinese javën e kaluar, në pankinë ndaj Lecce: “Një zgjedhje mizerje – u shpreh menaxheri i portugezit -. Sepse nëse ai bën një paraqitje të shkëlqyer kundër friulianëve në Maradona dhe më pas nuk i jep vazhdimësi, do të thotë që nuk ke ndërmend të rikuperosh lojtarin”.

“Nëse do të na kishin thënë këtë në verë, sigurisht që do të kishim bërë zgjedhje të ndryshme”, shtoi ai. Kontrata e mbrojtësit të krahut është zgjatur deri në vitin 2026 dhe, në funksion të ndeshjes kundër Fiorentinës, po përgatitet një balotazh tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *