• |
ide | kryesore

FSHF bën njoftimin e shumëpritur për shitjen e biletave kundër Çekisë: ja kur dalin në shitje

-Instant, F1, Sport
FSHF



Biletat për ndeshjen e rëndësishme, që mund të thotë shumë për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024, kanë qenë problemi më i madh i tifozëve. Të siguroje një të tillë, në fluksin e madh të kërkesave për të qenë prezent në Arena Kombëtare ishte pothuaj mision i pamundur. Por pikërisht kur nuk kishte më askush shpresa për të gjetur një biletë për ndeshjen, tre ditë nga sfida, vjen njoftimi i rëndësishëm i FSHF-së.

“Njoftojmë sportdashësit se ditën e nesërme, e martë, ora 12:00 do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/” shkruhet në njoftimin zyrtar. Sipas asaj që bëhet e ditur “numri i biletave në dispozicion është 1139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103”.

Lexo më tej: Klaus Gjasula me infeksion, Abrashi alert: rishfaqet Broja kuqezi, Sylvinho nis zyrtarisht përgatitjet për Çekinë

NGA DOLËN KËTO BILETA?

Këto tribuna ishin mbajtur nga Federata Shqiptare e Futbollit të rezervuara për tifozët çekë, sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion. Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve shqiptarë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online, sqaron FSHF.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *