• |
ide | kryesore

U larguan nga Izraeli, mbërrin në Podgoricë avioni me udhëtarë, mes tyre qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria

Lajme, Të fundit



Një avion me dhjetëra udhëtarë në bord, ku përfshihen qytetar nga Kosova dhe Shqipëria, është ulur në Podgoricë pas fluturimit nga Izraeli të martën në mëngjes. Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi njoftoi në rrjetin social X se “101 pasagjerë mbërritën në Podgoricë nga Izraeli, nga vende si Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia, Serbia dhe Suedia”. Më 9 shtator, avioni embraer 195 i kishte dërguar në Izrael 116 turistë izraelitë që po qëndronin në Mal të Zi. Fluturimi i evakuimit për në Podgoricë u krye në orën 03:17 të mëngjesit të sotëm.

Pas përcaktimit të listës së shtetasve malazezë që aplikuan për kthim, lista e pasagjerëve u zgjerua duke përfshirë pasagjerët që prisnin evakuimin nga disa vende të tjera dhe në komunikim me autoritetet e atyre vendeve.

Izraeli shpalli gjendje lufte pasi u sulmua nga militantët palestinezë të Hamasit më 7 tetor. Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite filloi të bombardonte Rripin e Gazës. Më shumë se 1.600 njerëz u vranë nga të dyja shtetet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *