• |
ide | kryesore

Pësoi hemoragji cerebrale në prill 2022, Stefano Tacconi kthehet më në fund në shtëpi: “Fitoi”

-Instant, Sport
Tacconi



“Ai fitoi! Ne fituam! Le të shkojmë në shtëpi, këtë herë të gjithë së bashku.” Me një postim në Instagram, Andrea Tacconi, djali i ish-portierit të Juventus, Stefano, njofton fundin e kalvarit të gjatë të babait të tij. Tacconi pësoi hemorragji cerebrale më 23 prill 2022, gjatë një aktiviteti bamirësie. Pas largimit nga spitali Alessandria, në mars 2023 ai i besoi kurave në Don Gnocchi të Milanos. Ndërsa më 21 qershor u transferua në një institucion më afër shtëpisë, ku mund të vazhdonte fazën e rehabilitimit në Casa Sollievo della Sofferenza të San Giovanni Rotondo.

Tacconi, 66 vjeç, ishte rikthyer të shijonte normalitetin e jetës, pas ishemisë cerebrale, më 9 gusht 2023, kur mori dritën jeshile nga mjekët për të shijuar një mbrëmje larg spitalit të Padre Pio së bashku me familjen dhe disa miq. Pronari i lokalit ku shkoi Tacconi zbuloi në rrjetet sociale: “E pamë të qetë dhe të lumtur”.

Tacconi kishte marrë pjesë në një aktivitet bamirësie dhe po lëvizte për të shkuar në takime të tjera kur pati dhimbje koke shumë të fortë, që e detyroi të nxitonte në spital në Asti. Ish-portieri i Juventus u transferua në departamentin e neurokirurgjisë së Alessandria, ku u diagnostikua me hemorragji cerebrale për shkak të këputjes së aneurizmës. Gjendja e tij u shfaq menjëherë shumë e rëndë dhe Tacconi u operua menjëherë për të shmangur një hemorragji të dytë dhe fatale. Në qershor 2022 u krye një operacion i dytë dhe më pas nisi rikuperimi i gjatë dhe i vështirë, deri në lajmin e mirë të sotëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *