• |
ide | kryesore

“E menduam dhimbje koke, pastaj u rrëzua”: djali i Tacconit tregon ngjarjen e është optimist për shërimin e ish-portierit

-Instant, Sport



U ndje keq papritur, në dukje një dhimbje koke e thjeshtë. Më pas “kur hipi në makinë u rrëzua menjëherë”. Kështu nisi lufta e ish-portierit të Juventusit, Stefano Tacconi, me isheminë cerebrale, e cila e goditi papritur. Rrëfimin e ngjarjes, që mbajti në ankth dashamirësit e futbollit, e ka bërë Andrea Tacconi, djali i portierit historik të Juventusit, në një intervistë për Rai.

Situata është ende kritike, por ka ardhur gradualisht duke u stabilizuar: “Për momentin është akoma në koma farmakologjike. Ka bërë një CT dhe nuk ka probleme të veçanta. Hemoragjia që ndodhi të shtunën është ndaluar dhe tani duhet të presim shërimin”. Pas frikës fillestare, krejtësisht e papritur duke pasur parasysh shëndetin e mirë të 64-vjeçarit, kanë nisur të vijnë disa lajme më pak negative: “Ka shenja të para inkurajuese, lëviz pak sytë dhe gjymtyrët”. Situata është padyshim ende shumë delikate, pavarësisht optimizmit të kujdesshëm të orëve të fundit. “Duhet kohë” përfundon me të drejtë djali i tij, Andrea.

Në “Mattino 5” ka folur më pas doktori që kujdeset për ish-portierin, Andrea Barbanera, i cili shpjegoi se “kontrollet instrumentale që janë kryer janë të kënaqshme”, edhe pse “rruga është aktualisht e përpjetë”. Pavarësisht kësaj, saktëson Barbanera, “fakti që situata është stacionare është pozitiv, ne kemi kapërcyer një pengesë të rëndësishme”. Neurokirurgu ka shtuar pastaj se “për përditësime të mëtejshme dhe më të thelluara do të duhet të presim javën e ardhshme”, gradualisht do të ulet qetësimi farmakologjik dhe “në atë moment do të jemi në gjendje të vlerësojmë panoramën reale klinike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *