• |
ide | kryesore

Amy Schumer reagon ndaj kritikave pas mbështetjes ndaj Izraelit

Paparazzi, Slider



Amy Schumer ka reaguar ndaj kritikave të fansave pas mbështetjes ndaj Izraelit.

“Ajo që unë dua është të kthehet çdo peng,” shkroi Schumer, duke iu referuar mbi 200 pengjeve që Hamasi rrëmbeu gjatë sulmit të tyre të 7 tetorit. “Dua siguri dhe liri nga Hamasi për palestinezët dhe izraelitët. Unë dua siguri për hebrenjtë dhe muslimanët gjithashtu. Të gjithë. Sikur ti. Unë dua paqe”, ka postuar ajo.

“Nuk do të më shihni kurrë duke i uruar të keqen askujt. Të thuash se jam islamofobike ose që më pëlqen gjenocidi është një çmenduri.” Ajo shtoi se ka marrë kritika duke e quajtur një komike “e dështuar”.

“Unë jam komediania më e suksesshme e të gjitha kohërave,” u shpreh Amy kritikët e saj. Në dukje duke iu përgjigjur kritikëve që e kanë tallur pamjen e saj, ajo shkroi: “Jam e shëmtuar/e shëndoshë në rregull, më fal që nuk tërhiqesh nga unë”, vijoi ajo. “Kam gjetur dikë që është,” duke iu referuar bashkëshortit Chris Fischer, një kuzhinier me të cilin u martua në vitin 2018. “Shpresoj që edhe ju të gjeni dikë.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *