• |
ide | kryesore

Aksident me vdeκje në Sarandë, automjeti përplaset me motorin

Lajme, Të fundit
Aksident i rëndë në Sarandë me pasojë vdekjen, automjeti përplaset me motorrin



Një aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në aksin rrugor Çukë-Fanar, Sarandë. Një 51-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit tip “Hyundai” dhe është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sakaq grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar, një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin 51 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikur, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *