• |
ide | kryesore

Dani Alves nuk shpëton dot, do të gjykohet për dhunë seksuale: rrezikon 12 vjet burg

-Instant, Sport
Alves



Dani Alves do të dalë në gjyq për dhunë seksuale. Gjykata e Barcelonës vendosi kështu pas një hetimi të gjatë të nisur pas denoncimit të një vajze 23-vjeçare. Deklaratat e kësaj të fundit, zbulojnë mediat vendase, përkojnë me rrëfimet e dëshmitarëve dhe provat e ndryshme të mbledhura. Nga këtu ka ardhur zgjedhja për të dërguar në gjyq ish-mbrojtësin e Juventus dhe Barcelonës. Braziliani i lindur në vitin 1983 është mbajtur në burgun katalanas të Brians 2 që nga 20 janari.

Dani Alves dyshohet se ka përdhunuar vajzën e re më 30 dhjetor 2022. Saktësisht ngjarja ndodhi në banjën e një privé në një klub në Barcelonë, Sutton Club. Në historinë e dhënë hetuesve nga 40-vjeçari, dalin disa mospërputhje. Kështu që autoritetet morën vendimin për ta dërguar në gjyq, ku braziliani rrezikon tani 12 vjet burg. Në një intervistë të fundit, Dani Alves, futbollisti i dytë më i suksesshëm në historinë e futbollit, zbuloi se synonte t’i kërkonte falje ekskluzivisht gruas së tij, duke përsëritur se kishte rënë dakord më parë për marrëdhëniet seksuale me viktimën e supozuar. E se për këtë arsye e ka “ndërgjegjen të pastër”.

Lexo më tej: E vërteta e Dani Alves me deklarata të rënda: “Nuk e di nëse fle mirë natën, por unë e fal”

Dani në karrierë ka qenë i aftë ndër të tjera të fitonte tre Champions League me Barcelonën, titullin kampion me Zonjën e Vjetër në sezonin 2016-2017. Me Brazilin ai ka fituar dy Copa America (2007 e 2019) dhe rrëmbeu medaljen e artë Olimpike në Tokyo 2020, në vitin 2021. Një titull që Alves nuk e fitoi kurrë me Brazilin është Kupa e Botës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *