• |
ide | kryesore

Inter, misteri i dëmtimit të Cuadrado: 35 minuta në dy muaj e kthimi ende për tu përcaktuar

-Instant, Sport, Video
Cuadrado



Nëntëdhjetë e shtatë minuta dhe një asist për Lautaro kundër Fiorentinës. Ky ka qenë sezoni zikaltër i Juan Cuadrado deri më tani. Paraqitja e tij e fundit me Inter (35 minuta) daton në 7 tetor kundër Bolonjës. Në atë kohë terapia konservative për inflamacionin e tendinës së majtë të Akilit – kolumbiani ishte ndalur një muaj më parë menjëherë pas ndeshjes me Fiorentinën – dukej se kishte dhënë sinjale pozitive. E ndërkohë, nag aty asnjë minutë më shumë. Vetëm dhimbje, pamundësi aktivizimi dhe kthimi gradualisht u shty. Për momentin është e vështirë të bësh parashikime, por të jetë mes të grumbulluarve për ndeshjen e 26 nëntorit në Allianz Stadium kundër Juventus, duket e vështirë.

Përtej rrethanës sugjestive të një rikthimi në Torino me fanellën e zikaltërve, Cuadrado në fushë sigurisht që do të ishte i dobishëm për teknikun Inzaghi në një moment delikat të sezonit. Edhe pse pak i përdorur, në paraqitjet e tij sporadike, kolumbiani ishte në gjendje të bëhej i dobishëm. Jo vetëm duke lejuar Dumfries të merrte frymë, por mbi të gjitha duke sugjeruar variacione interesante tekniko-taktike në konturin e lojës së Inter.

Lexo më tej: Lajmi i mirë për kombëtaren, Asllani nuk ka probleme: mesfushori i Inter nesër me grupin

Problemi është se deri më tani kontributi ka qenë minimal për nga sasia. Mungesa e tij e detyroi Darmian të bëhet dysh në rolin e qendërmbrojtësit të tretë dhe anësorit, duke alternuar me Dumfries. Mundësia e operacionit u hodh në shtator sepse u konsiderua e panevojshme. Prandaj u zgjodh terapia konservatore, e cila megjithatë zgjati kohët e rikuperimit. Inter rinis stëritjen nesër, Cuadrado vazhdoi të punonte në Pinetina edhe në mungesë të shokëve të skuadrës. Rikthimi i tij në grup, megjithatë, nuk është planifikuar ende për momentin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *