• |
ide | kryesore

Juventus rinovon me bastexhiun Fagioli deri në vitin 2028: “Besojmë te ai dhe po e presim”

-Instant, Sport
Fagioli



Juventusi ka njoftuar rinovimin me Nicolò Fagioli deri më 30 qershor 2028. Një deklarim vlerësimi dhe mbështetje e madhe për mesfushorin e ri, i skualifikuar për 7 muaj (plus 5 masa alternative) deri më 19 maj 2024 për çështjen e basteve. Fagioli, i cili po stërvitet rregullisht me skuadrën, do të mund të rikthehet për javën e fundit të kampionatit ndaj Monzës.

Drejtori i futbollit të Juventus, Cristiano Giuntoli, përsëriti mbështetjen e plotë të Juventus për lojtarin në këtë moment të komplikuar. “Ne konfirmojmë atë që patëm mundësinë ta komunikonim disa javë më parë. Ne mbështesim Nicolò Fagioli në udhëtimin e tij terapeutik dhe stërvitor dhe duam t’i ofrojmë të gjithë mbështetjen që do t’i duhet në muajt e ardhshëm”, lexohet në faqen zyrtare të Juventus.

“Rinovimi i kontratës së lojtarit shkon pikërisht në këtë drejtim, por jo vetë. Nicolò është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, cilësia e tij teknike dhe inteligjenca taktike janë të njohura për të gjithë. E ne jemi të bindur se rikthimi i tij në fushë do të jetë një vlerë shtesë për ne, me rëndësi parësore. Prandaj Fagioli duhet ta dijë dhe e di se mund të vazhdojë të punojë, duke u stërvitur çdo ditë me skuadrën, me qetësinë e nevojshme. E ai gjithashtu e di se ne besojmë tek ai dhe po e presim”.

Lexo më tej: Fagioli trondit prokurorët: “Donin të më thyenin këmbët, qava pas Sassuolo për 3 milionët e humbura”

NJOFTIMI I JUVENTUS



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *