• |
ide | kryesore

Video/ Sylvinho bën provat e fundit: asnjë ngarkesë fizike, kuqezinjtë gati për Ishujt Faroe

-Instant, F1, Sport, Video
Sylvinho



Pas kualifikimit të marrë në Moldavi, Kombëtarja shqiptare është gati të vulosë edhe vendin e parë final në Grupin E. Të besuarit e teknikut Sylvinho do të luajnë ndeshjen e fundit kualifikuese për në Euro 2024 kundër vendit të fundit, Ishujt Faroe. Kuqezinjtë kanë zhvilluar pasditen e sotme edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Asnjë shqetësim nga dëmtimet për brazilianin, që ka patur të gjithë lojtarët e grumbulluar në dispozicion. Grupi është stërvitur normalisht nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik për më shumë se 1 orë. Për të mos rrezikuar asgjë, braziliani ka kërkuar që skuadra të punojë më shumë me topin, pa ngarkesa fizike. Koha e afërt nga ndeshja në ndeshje ka bërë që Sylvinho të punonte më shumë me skemat e lojës dhe situata të ndryshme të mundshme të ndeshjes.

Lexo më tej: Nga pagjumësia në Moldavi, te shorti dhe Broja: një Sylvinho pa ‘doreza’ tregon edhe mesazhet e marra  

Atmosfera është shumë e mirë brenda grupit skuadër, për këtë sfidë që do të përmbyllë rrugëtimin historik të Kombëtares e që u kurorëzua me kualifikimin në finalet e Euro Gjermani 2024. Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe do të luhet të hënën, duke filluar nga ora 20:45, në një stadium ku të gjitha biletat janë shitur.

https://youtu.be/p5Jiqy6bH_4



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *