• |
ide | kryesore

Ministri grek vjen në Shqipëri, pritet të takohet me Fredi Belerin në burgun e Durrësit

Lajme, Të fundit
Fredi



Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou, pritet të takohet sot kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke. Takimit pritet të zhvillohet gjatë mesditës së sotme në burgun e Durrësit, ku prej muajsh ndodhet Beleri. Vizita bëhet ne funksionin të gjyqit që do të bëhet nesër për të shprehur edhe njëherë mbështetjen ndaj tij.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ai i ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion zgjedhor dhe ka folur për një akt me sfond politik. Kërkesat e tij të herëpasherëshme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njejtën kërkesë.

Arrestimi i Beleri i ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Kjo e fundit ka kërkuar lirimin e tij, me arsyetimin se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të të pakicave, duke kërcënuar me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.



2 Comments

  1. Bejleri eshte me fat qe eshte minoritar dhe ka shtetin grek qe i bie ne mend per te dhe e mbron

    po shqiptaret ku te ankohen ndaj regjimit me te keq ne historine e shtetit shqiptar qe nga 1912 e

    ketej.

  2. Hallall μολύβι.aλ. Lajm me shume interes te madh publik. Sidomos atij fqinj. Jeni njishat, na jepni dhe ndonje shkelje tjeter shqitar kunder ketij Bejlerit ore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *