• |
ide | kryesore

I anuluan dy gola e nuk i dhanë tre penallti, Olympiacos akuzon rëndë Federatën greke: “Një mafie”

Sport
Olympiacos



Ndodhi vërtet gjithçka në ndeshjen e kampionatit grek mes Volos dhe Olympiacos, që u mbyll me rezultatin 2-2. Në fakt, bardhekuqtë ankohen për shumë vendime të kontestuara të arbitrit: 2 gola të anuluar dhe 3 penallti të padhëna. Episoda të diskutueshme të cilat u pasuan nga protesta shumë e ashpër e tifozëve të klubit të Athinës. Ultrasit tentuan të pushtonin fushën, duke hasur në kundërshtimin e policisë që përdori gaz lotsjellës.

Në fund të ndeshjes, Olympiacos ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka hedhur akuza shumë të rënda ndaj federatës greke të futbollit.

OLYMPIACOS AKUZON FEDERATËN GREKE

Sipas Olympiacos, ka një përpjekje të qartë brenda federatës për të shkatërruar klubin. Deklarata e bardhekuqve hodhi akuza shumë të rënda ndaj drejtuesve federalë. Mbi të gjitha, fakti që dërguan arbitrin Papapetrou për të drejtuar ndeshjen kundër Volos, me dëshirën e qartë për të vendosur kampionatin “paraprakisht”. Tonet e përdorura janë shumë të ashpra, me autoritetet shtetërore dhe gjyqësore të akuzuara për “indiferencë” përballë “fatit të errët” në të cilin thuhet se po bie futbolli grek me “mafian në pushtet (federata red.)”.

Disa pasazhe të deklaratës janë shumë të ashpra dhe tregojnë pozicionimin e Olympiacos: “Ajo që do të ndodhë tani e tutje është e paqartë. Mafia do të vazhdojë punën e saj çdo javë me arbitra, shashka dhe gaz lotsjellës si armë. A duhet të presim të ndodhë një tragjedi para se qeveria të zgjohet qeveria dhe të veprojë?”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *