• |
ide | kryesore

Tekniku i Newcastle, Howe ironizon Milan: “Dëmtimet e tyre? Ne jemi më keq se çdo skuadër”

Sport
Howe



Nëse do të luhej sot Newcastle-Milan, anglezët do të fitonin 10-6, të paktën për listën e lojtarëve të dëmtuar. Të dyja skuadrat kanë mungesa të ndryshme në një moment kaq delikat të sezonit, duke qenë se të mërkurën në Champions League do të vendoset fati europian me përplasjen direkte në St James’ Park. Por tekniku i Magpies Eddie Howe ironizon ankesat e kuqezinjve: “A ka Milani shumë lojtarë të dëmtuar? Po, por ne jemi më keq se ata. Në fillim të sezonit shpresonim të kishim një skuadër në gjendje për të kompensuar numrin më të madh të ndeshjeve që bëhen me Champions, por situata jonë është më e keqja në krahasim me çdo ekip tjetër.”

Trajneri i Newcastle, Howe, gëzohet për dy rikuperimet e minutës së fundit: “Ka pak dritë në fund të tunelit në situatat e Callum Wilson dhe Sean Longstaff. Lojtarë që janë shumë të rëndësishëm për ne dhe që bënë mirë kur dolën në fushë” ishin fjalët e shprehura pas disfatës së rëndë në Premier League ndaj Tottenham.

Lexo më tej: Video/ West Ham fiton derbin në shtëpinë e Tottenham: Newcastle turpërohet, Everton bën tris në 10 minuta

Situata më e keqe për Magpies është në mbrojtje, ku do të mungojnë portieri Pope, Botman dhe Burn. Megjithatë, nëse Longstaff dhe Wilson do të rikuperoheshin vërtetë, do të kishte më shumë oksigjen në mesfushë (ku, krahasuar me ndeshjen e parë, do të mungojë ish-lojtari i Milan Tonali, i skualifikuar për çështjen e lojërave të fatit) dhe në sulm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *