• |
ide | kryesore

Evra rrëfen frikën e lojtarëve të Inter nga Juventus: “Nuk do ti tregoj kurrë emrat e tyre”

Sport
Evra



Patrice Evra ka dhënë një intervistë të gjatë për Tuttosport në të cilën ka prekur pika të ndryshme duke përfshirë luftën e titullit mes Inter dhe Juventus. Pikërisht në këtë pikë, ish-mbrojtësi ka zbuluar ndjenjat dhe frikën e lojtarëve zikaltër nga Juventus.

EVRA PËR JUVENTUSIN E KËTIJ VITI

Patrice Evra ka folur në intervistën e gjatë për Tuttosport për tema të ndryshme. Veçanërisht francezi është ndalur në kampionatin që Juventus po bën këtë vit, nën drejtimin e Max Allegri.

Në lidhje me këtë Evra tha: “Fjala e parë që të vjen ndërmend është mrekulli. Por nuk është kështu, do të ishte një nënvlerësim. Puna e bërë nga Max Allegri është e mahnitshme. Ai përveshi mëngët dhe nxorri nga cilindri i tij një skuadër kompakte, të fortë, agresive, luftarake, të paepur. Në fund të fundit, Juventus e ka Tringjyrëshin në ADN-në e saj”.

EVRA ZBULOI FRIKËN E LOJTARËVE TË INTER

Në fund të intervistës Evra tregoi gjithashtu se kishte folur me disa lojtarë të Inter dhe zbuloi se çfarë i kishin thënë ata për luftën me Juventus: “Ata i frikësohen dhe e dinë se është i fortë, i etur për “revansh” dhe fitore. Nëse ma ka rrëfyer ndonjë lojtar? Bravo… Por unë kurrë nuk do t’i përmend emrat e tyre, as nën torturë”.

Kështu, ka një lloj frike, të paktën sipas Evra, në radhët e Inter. Zikaltrit ende ruajnë një epërsi prej dy pikësh ndaj Juventus, por këtë fundjavë përballen me kundërshtarë të kalibrit të ndryshëm. Bardhezinjtë përballen me Genoa nesër në mbrëmje, ndërsa Inter luan të dielën në Olimpico kundër Lacios.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *