• |
ide | kryesore

Video/ Tris ndaj Stuttgart, Kane udhëheq Bayern Munich: Leverkusen mbetet +4

Sport, Video
Bayern



Java e pesëmbëdhjetë e Bundesligës nuk ndikon në duelin e kreut. Në fakt, Bayern Munich i përgjigjet menjëherë Bayer Leverkusen duke mposhtur 3-0 Stuttgart, që zbret në vendin e katërt. Kane (një dygolësh) dhe Kim vendosën fitoren për Tuchel, që mbetet -4 nga Aspirinat, me një ndeshje për t’u rikuperuar. Xabi Alonso dhe njerëzit e tij në fakt mposhtën Eintrachtin (3-0), duke bërë diferencën në pjesën e dytë dhe konfirmuan në krye me 39 pikë.

Harry Kane vazhdon të thyejë rekorde dhe Bayern Munich rikthehet menjëherë te suksesi, pas humbjes kundër Eintracht shtatë ditë më parë. Bavarezët mposhtën 3-0 Stuttgart, një zbulim në fillim të sezonit, dhe mbeten në ndjekje të Bayer Leverkusen. Bayern kaloi shpejt në avantazh. Nübel bëri një vlerësim gabim dhe u parakalua nga Sané, që shërbeu për Harry Kane. Anglezi shënoi pas vetëm një minute dhe vendosi një tjetër rekord me 19 gola në 14 ndeshje. Uwe Seeler, më i shpejti për të arritur atë kuotë në Bundesligë deri më tani, i ishin dashur 19 ndeshje. Kim pa ti anulohet goli i dytë, për shkak të pozicionit jashtë loje (25′), ndërsa Nübel shpëton dy herë ndaj Sané. Bayern dominoi, pavarësisht një dyshe të paprecedentë në mesfushë (Guerreiro dhe i riu Pavlovic). Një tjetër gol u anulua për bavarezët në kohën shtesë, këtë herë i Thomas Müller, me ndërhyrjen e VAR.

Lexo më tej: Video/ Shembje sensacionale në Bundesligë: Bayern Munich shkërmoqet 5-1 në Frankfurt

Në pjesën e dytë, Bayern shpërtheu falë këndoreve, në të cilat kishte një handikap të qartë fizik në favor të bavarezëve. Kim bëri spondin për golin e 20 të Kane në Bundesligë në minutën e 55′ dhe më pas vulosi 3-0 tetë minuta më vonë. Tuchel rikthehet te fitorja dhe mbetet në vazhdën e Bayer Leverkusen, që kryeson me 39 pikë. Bavarezët janë në kuotën 35, katër pikë larg e një ndeshje për t’u rikuperuar. Stuttgarti ndalet në kuotën e 31 pikëve dhe rrëshqet në vendin e katërt, duke u tejkaluar nga Leipzig (32).

Bundesliga Germany

Freiburg 2-0 FC Cologne
Bayer Leverkusen 3-0 Eintracht Frankfurt
Bayern Munich 3-0 VfB Stuttgart



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *