• |
ide | kryesore

Nga Gjermania zbulojnë faktet: “bilanc katastrofë”, Barcelona rrezikon përjashtimin nga Kupat

Sport
Barcelona



Lajme sensacionale vijnë nga Gjermania dhe kanë të bëjnë me Barcelonën. Sipas një vrojtimi – botuar në Marca dhe As – të një hetimi të gazetës gjermane Die Welt, Barcelona rrezikon të përjashtohet nga Kupat e Europës për dy ose tre vjet. Motivi është shkelja e rregullave financiare të UEFA-s, sipas të cilave klubet janë të detyruara të kompensojnë shpenzimet me të ardhurat përkatëse. Buxhetet e Barcelonës janë përshkruar nga gazeta gjermane si “një katastrofë”.

Fitimi prej 304 milionë eurosh pas taksave të regjistruara nga Barcelona shtatorin e kaluar dukej se do të largonte spektrin e një sanksioni të mundshëm. Por rregullat financiare të UEFA-s konsiderojnë vetëm shitjet që mund t’i atribuohen drejtpërdrejt biznesit të futbollit si vendimtare. Siç raporton ‘Marca’, raporti i fundit vjetor i klubit përfshin edhe të ardhurat nga shitja e të drejtave të ardhshme televizive, marketingun dhe të ardhurat nga basketbolli apo hendbolli, të cilat janë pjesë e klubit sportiv. Sipas ‘Die Ëelt’ këto të ardhura nuk ndikojnë në vlerësimin e UEFA-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *