• |
ide | kryesore

Incidenti i Pete Davidson në sheshxhirime

Paparazzi, Slider



Pete Davidson thuhet se shkaktoi një skenë gjatë xhirimit të filmit të tij të ri.

Burimet pohuan se ndërsa komediani po xhironte filmin e tij të ri Riff Raff, një paparac u përpoq të shkrepte një foto të Pete me Bill Murray dhe Ed Harris. Më pas, 30-vjeçari dyshohet se “u përpoq të përballej me fotografin”.

In Touch Weekly pretendoi se Pete ishte “aq i zemëruar” dhe se anëtarë të shumtë të ekuipazhit të prodhimit thuhet se “u detyruan ta frenonin atë”.

Incidenti i supozuar ndodhi përpara se Pete të ngjallte shqetësim në mesin e fansave të tij, pasi ai anuloi befas  11 shfaqje komike për shkak të “rrethanave të paparashikuara”.

Ish aktori i Saturday Night Live ishte vendosur të dilte në skenën e Beacon Theatre të Nju Jorkut të premten, por e anuloi shfaqjen vetëm disa orë pa asnjë shpjegim. Shfaqjet ishin vendosur të ndodhnin në të gjithë vendin duke përfshirë ndalesa në Teksas, Tenesi, Xhorxhia, Pensilvani, Kentaki dhe Wisconsin.

Davidson, i cili  nuk ka shpjeguar ende pse i anuloi shfaqjet, ka qenë shumë i hapur për problemet e tij me shëndetin mendor në të kaluarën. Në fillim të këtij viti, ai u vizitua në një institucion të shëndetit mendor për të marrë trajtim për çrregullimin e stresit post-traumatik./ Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *