• |
ide | kryesore

Tjetër aksident në vend, përplasen dy makina në Gjirokastër

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident, Burrel



Një tjetër aksident ka ndodhur në vend, pasi atij në Librazhd-Elbasan, këtë herë në kthesën e Viroit në Gjirokastër.

Gazetarja Brikena Metaj raporton se në aksident janë përshirë dy makina, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka persona të plagosur.

Sakaq, shkak dyshohet të jetë bërë lagështia dhe mjegulla e dendur në këtë aks. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti me drejtuese shtetasen L. S., 37 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç.

Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital, ku po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *