• |
ide | kryesore

Video/ Bakker thith diçka me hundë në pankinë: veprimi i bergamaskut habit spektatorët

Sport, Video
Bakker



Atalanta mundi 3-1 Sassuolo në fazën e 1/8 të Kupës së Italisë dhe kaloi në çerekfinale të kompeticionit. De Ketelaere ishte protagonist me një dygolësh dhe një asist, por belgut rrezikon t’i vidhet skena nga Mitchel Bakker. Jo për paraqitjen e tij në fushë, por për atë që bëri në pankinë. Ai është kapur nga kamerat gjatë ndeshjes Atalanta-Sassuolo në Kupën e Italisë teksa po thithte diçka me hundë në pankinë.

Anësori i Atalantës, ndër të tjera në shënjestër të Sassuolos, në fakt është kapur nga kamerat pikërisht në momentin kur përkulet mbi sedilje dhe thith me hundë diçka, e më pas ngrihet dhe përtypet pak.

Një veprim përpara gjithë telespektatorëve që ndiqnin ndeshjen në ekranet e TV. E natyrisht, kjo nuk të kalonte pa u vënë re nga shikuesit që i morën pamjet dhe i ripostuan në rrjetet sociale. Nuk dihet se çfarë thithi me hundë Bakker në pankinë, ndaj dhe askush nuk bën asnjë supozim, përvec habisë së një veprimi të pazakontë në ato ambjente.

Për kronikën, Atalanta mundi pa probleme Sassuolon e do jetë kundërshtari i Milanit në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Bergamaskët u imponuan në raundin e 1/8 me rezultatin 3-1. Portagonist absolut ishte ish-lojtari i kuqezinjve De Ketelaere, i cili shënoi një dygolësh mes minutës së 24′ dhe 63′. Belgu asistoi edhe për golin e tretë të Miranchuk, që bëri 3-0 në minutën e 71′. Edhe rusi nuk ishte më i pakët: gol, një goditje traverse dhe një pasim vendimtar. Goli i flamurit pastaj për jeshilzinjtë u shënua nga Boloca në minutën e 95′.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *