• |
ide | kryesore

Tirana nuk paguan, merkato mbetet e bllokuar: Hila ikën, Ahmataj duhet tia dalë me ata që ka

Sport
Tirana



Merkato e bllokuar, asnjë pagesë nuk do të bëhet në janar. Tirana ka ndërmend ta shlyejë detyrimet në verë dhe si rrjedhojë do të mund të lëvizë në merkato vetëm atëherë. Jo se bardheblutë nuk kanë nevojë për përforcime tani por situata e krijuar për shkak të detyrimeve të papaguar ndaj katër lojtarëve Tim Vairinen, Asion Daja, Edon Hasani dhe Jocelyn Behiratche kërkon një sforco që për momentin shkon përtej mundësive financiare të klubit.

Ka kaluar tashmë java e parë e merkatos, por klubi e ka vendosur tashmë të presë verën për përforcimet e rrjedhimisht edhe për të zhbllokuar merkaton nga urdhëresa e ardhur nga FIFA. Situata nuk është e thjeshtë sepse nga bardheblutë është larguar goleadori Florent Hasani, duke lënë një boshllëk të madh përpara. Nga ana tjetër në dalje është edhe mesfushori Ardit Hila. Riitegrimi në grup nuk funksionoi dhe lojtari duket një hap pranë firmës me Elbasanin. Tirana ka hequr dorë nga mesfushori, që sipas të gjitha gjasave i ka dhënë fund aventurës në kryeqytet.

Lexo më tejTirana fazë përgatitore ‘low cost’: duhet zhbllokuar merkato, grumbullimi brenda kryeqytetit

Çështja është se asnjë lojtar nuk mund të afrohet për janarin dhe Ahmataj duhet të shkojë përpara deri në fund të sezonit me grupin aktual. Në këtë moment është e rëndësishme të ndiqen nevojat e klubit, që në përllogaritjet e tij ka menduar se sforcimi financiar në këtë moment do t’i vinte më në vështirësi, në raport me dëmin e mundshëm në rezultate që mund të sjellë mungesa e përforcimeve deri në verë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *