• |
ide | kryesore

Akuzohet për krìme lufte nga Beogradi, ish-luftëtari i UÇK-së lihet në paraburgim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili u arrestua nga autoritetet serbe të premten në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Xhevdet Smakiqi teksa zbuloi po ashtu se do të ushtrohet e drejta për apelim ndaj masës.

“Ai ndodhet në Beograd në qendrën e paraburgimit nga Kushumli e kanë dërguar. Mbrëmë vonë unë kam marrë informacion nga avokati i caktuar nga shteti serb që i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tash ka me ushtruar ankesë”, u shpreh Smakiqi.

Nga Prokuroria serbe pretendohet se Dakaj ka kryer krime lufte si në vitin 1999 kur ai ishte vet 19 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *