• |
ide | kryesore

Tragjedi në festën në anije të Neymar: sherr me të fejuarën, influencuesi u hodh në det dhe u zhduk

Sport
Neymar



Festa në anije e Neymar në natën e Vitit të Ri përfundoi në tragjedi. Një influencues brazilian, Carlos Alberto Mota, u hodh në det pas një debati me të fejuarën e tij dhe pas disa ditësh kërkimesh u shpall i vdekur.

ANIJA E EKZAGJERUAR E NEYMAR

Në Brazil pati një festë ku pothuajse të gjithë donin të merrnin pjesë: festa në anije e organizuar nga Neymar. Ylli brazilian, aktualisht i dëmtuar, inauguroi vitin e ri në anijen luksoze e cila nga Sao Paolo në Rio de Janeiro organizonte festa, ngjarje, lojëra, lojëra fati dhe ekzagjerime të të gjitha llojeve.

Lexo më tejVideo/ Me paterica në crociera-party: Neymar tre ditë festë mes modeleve e alkoolit

Një zgjedhje, ajo e të qenit në anijen e festës, për të cilën Neymar u kritikua ashpër, duke qenë se teorikisht duhet të rehabilitohej nga dëmtimi.

Neymar

CARLOS ALBERTO MOTA U HODH NË DET

Mirëpo, mes festave dhe ekseseve pati edhe një tragjedi. Influencuesi i njohur brazilian Carlos Alberto Mota, në fakt, u hodh në det pas një debati me të fejuarën e tij. Kërkimet e policisë vazhduan me ditë të tëra por dje braziliani u shpall i vdekur nga autoritetet.

Sipas rindërtimeve, Mota gjeti mesazhe të burrave të tjerë në telefonin e vajzës dhe pasi u përballën me njëri-tjetrin, influencuesi u hodh në det, jashtë ishullit Alcatrazces. Versionet e vajzës (sipas saj kishin një marrëdhënie të hapur) dhe të familjes së influencuesit Mota (vajza e ka çuar atë në falimentim financiar) janë kontradiktore. Por përputheshin në përcaktimin se ishte dëshpërimi që e bëri influencuesin të hidhej mes valëve.

Një epilog i keq për festën në anije të Neymar, në të cilën mes ekseseve, festave dhe kritikave nuk mungoi edhe një vdekje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *