• |
ide | kryesore

Bie kabina e teleferikut në Austri, 4 të plagosur rëndë

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Austri, ku si pasojë e rënies së një kabine teleferiku u plagosën të paktën 4 persona.

Ngjarja ndodhi në vendskijimin Hochoetz në Tirol në perëndim të Austrisë, raportoi BBC-ja. Kabina e teleferikut ka rënë nga rreth 7 metra lartësi pasi një pemë besohet të ketë prekur kabllon e saj rreth orës 10:20 të martën në mëngjes.

Operacioni i shpëtimit u përshkrua si jashtëzakonisht i vështirë sepse vendi ishte i pjerrët dhe i vështirë për punëtorët e urgjencës që të arrijnë deri atje.

“Gondola u rrëzua në një zonë shumë të gurtë, megjithëse zinxhiri i shpëtimit funksionoi shumë mirë. Shpëtimtarët arritën shumë shpejt në vendngjarje, por terreni e bëri atë shumë të vështirë dhe helikopterët nuk mund të arrinin atje shumë lehtë”, ka thënë Michaela Burger nga kompania e kabllove. Mësohet se të plagosurit ishin shtetas danezë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *