• |
ide | kryesore

Video/ Morata papritur kap me shkelma një smartphone: ‘çmenduria’ e spanjollit bëhet virale

Sport, Video
Morata



Në rrjetet sociale është bërë virale orët e fundit një video në të cilën sulmuesi i kombëtares spanjolle dhe Atletico Madrid Alvaro Morata godet me shkelm një celular, në këtë rast Honor Magic6 Lite. Asgjë për tu shqetësuar, sulmuesi nuk është çmendur por është thjesht fushata e fundit publicitare nga kompania e njohur e smartfonëve.

MORATA TESTON “PATHYESHMËRINË”

I njohur për aftësitë e tij të mëdha në fushë, Alvaro Morata sjell forcën, saktësinë dhe shkathtësinë e tij në këtë sfidë unike. Sulmuesi i famshëm spanjoll demonstron qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme dhe performancën e shkëlqyer të HONOR Magic6 Lite duke e kaluar atë në një sërë testesh të frymëzuara nga futbolli. Në të vërtetë, ky bashkëpunim nuk është vetëm një provë qëndrueshmërie, por një festë e sinergjisë midis talentit sportiv të klasit botëror dhe teknologjisë së fundit.

“Të godisja një top me të gjithë forcën kundër HONOR Magic6 Lite dhe të shikoje telefonin që i rezistonte përplasjes ishte e pabesueshme. Ky telefon pasqyron ashpërsinë dhe rezistencën e nevojshme në futboll, duke e bërë atë një kampion më vete. Është krijuar me të vërtetë për t’i bërë ballë ngjarjeve të papriturave”, komentoi Alvaro Morata.

@honor_italia Wow, che slow-motion! Guarda con i tuoi occhi HONOR Magic6 Lite con Display anticaduta HONOR Ultra-Bounce che resiste perfino al leggendario calcio di Morata. ⚽️ Unisciti a lui in questa sfida TikTok e segna per vincere i regali! #KickItLikeHONOR con #HONORMagic6Lite ♬ suono originale – Honor Italia

ME INTELIGJENCËN ARTIFICIALE ZBAVITJE E SIGURUAR

Argëtimi nuk ndalen vetëm në fushë. Tani, fansat mund t’i bashkohen kësaj eksperience në mediat sociale si: Facebook, Instagram dhe TikTok. Në fakt, duke përdorur filtrat AI KICK IT LIKE HONOR të krijuar posaçërisht për TikTok, çdokush mund të marrë pjesë në fushatë në një mënyrë interaktive dhe inovative.

Lexo më tej: Prapaskena e rrëfyer nga sulmuesi i Atletico, Morata: “Këtë verë isha pranë kalimit te Inter”

Këta filtra unikë, të frymëzuar nga sfidat e Alvaro Morata, ofrojnë një përvojë gjithëpërfshirëse, duke i lejuar tifozët të përjetojnë virtualisht emocionet dhe të demonstrojnë dashurinë e tyre për futbollin dhe teknologjinë.

@chiamarsibomber Si può distruggere uno smartphone con un pallone da calcio? Abbiamo raccolto la sfida di Honor e Morata e questo è il risultato. Tu invece come avresti provato a distruggerlo? Scrivilo qui sotto nei commenti! #KickItLikeHONOR #HONORMagic6Lite #adv @Honor Italia ♬ suono originale – Chiamarsi Bomber



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *