• |
ide | kryesore

“Kishim nevojë për oksigjen”. Martini sheh dritë në fund të tunelit, Gvozdenovic: “E dija si do shkonte”

Sport
Martini



“Sot ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, barazimi me Tiranën i dha djemve shumë moral për këtë ndeshje. Janë ndeshje me një takim, duhet të jesh i kujdesshëm”. Edi Martini, tekniku i Teutës i gëzohet më në fund një fitore, pas 13 ndeshjesh. Durrsakët e vendit të fundit kanë eliminuar Skënderbeun në Kupë, vetëm pak ditë pasi ndalën Tiranën në kampionat. “Dëmtimi i Beqjes dje para stërvitjes na reduktoi, bëri të kthenim Llocin para zonës – shpjegoi Martini -. Edhe pse nuk është roli i tij, ai e bëri perfekt si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe sulmuese. Arifi me Peposhin luajti mirë, dyshja e sulmit mbajti peshën kryesore të lojës, e kishim planifikuar të luanim me dy pykat që të mos ishim të çekuilibruar”.

Martini tregoi pastaj dilemat e vigjiljes, që për fat u zgjidhën në mënyrën më të mirë: “Kisha dy zgjidhje, ose të futja Dajën e të kishim më shumë ekuilibër ose Llocin. Duke pasur parasysh që Daja kishte shumë minuta, doja që në fazën ofensive të isha më i qartë dhe të isha pranë portës. Ishte eksperiment kthimi i Llocit, por duke pasur parasysh formën e Gjinit, Jazxhi e Kotobellit, kisha besim te kjo treshe që do të jepte forcë sulmit. Është e rëndësishme se këto djem kanë luajtur shumë ndeshje të mira, kanë humbur shumë raste, jemi dënuar në fund. Vjen një moment që humb besimin. Kjo treshe që ka ardhur, nuk e ka ndjerë atë presion dhe morali i tyre është ndryshe. Kishim nevojë për oksigjen, gjak të ri, ambicie të tjera, kanë rritur konkurrencën se çdo vend pothuajse është i dubluar. Ardhjet e janarit i kanë bërë mirë ekipit edhe moralisht, edhe fizikisht, edhe në konkurrencë” përfundoi Martini.

GVOZDENOVIC: DO FITOJMË 3-4 NDESHJE RADHAZI

“Pjesën e parë nuk ishim mirë. Dolëm me një lojtarë mangët. U kënaqëm me 20 minutat e fundit. Kam shumë besim te lojtarët. Prapë sot ishte një gabim individual. Por kam shumë besim. Do fitojmë një ndeshje dhe më pas do fitojmë 3-4 ndeshje radhazi”. Ivan Gvozdenovic, trajneri i Skënderbeut, është dukshëm i mërzitur pas eliminimit nga Kupa. “Ishin 3-4 minutat e fundit në pjesën e parë. Nuk mund të bënim atë gabim. Nuk duhet të bëhemi naivë. Normal që isha i mërzitur, sepse e dija si do të shkonte pjesa tjetër”.

Lexo më tejVllaznia me poker, Teuta me dy gola në tetë minuta: plotësohen çerekfinalistët e Kupës

Megjithatë, Gvozdenovic nuk e humb besimin te skuadra e tij: “Kam shumë besim te lojtarët dhe do shohim. Kemi tre-katër ditë për t’u përgatitur. Kam shumë besim dhe do vazhdojmë përpara”.

OSMANI: “REZULTATI TREGON SE VLEN

“Rezultati tregon se vlen, mendoj se fillim i lojës nuk ishte i lehtë. Edhe pse janë ndeshje të rrezikshme në Kupë, se befasitë ndodhin gjithmonë. Megjithatë, bravo u qoftë futbollistëve, kishin 100% mobilizim dhe me kalimin e minutave dhe ndeshjes, erdhën edhe golat”. Qatip Osmani është i kënaqur me performancën e skuadrës së tij, në fitoren e gjashtë radhazi. “Është një garë për trofe dhe sigurisht që çdo lojtar e klub dëshiron në fund ta fitojë këtë Kupë”.

Osmani i frikësohej befasive dhe këtë e tregoi edhe formacioni i titullarëve të rreshtuar në Kupë kundër Flamurtarit: “Befasia në Kupë ndodh jo vetëm në Shqipëri, edhe në shtete e kampionate të tjera, ndaj ishim të kujdesshëm. Rezultati na mundësoi që të bënim ndonjë freskim të ekipit dhe të thirrnim lojtarët për ndeshjen që na pret në vijim. Të them të drejtën kisha dyshim që ta nisja me formacion të plotë apo kombinuar. Por hyrja e lojtarëve të tjerë nuk u pa shumë në lojën tonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *