• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina përplaset me motorin

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor. Si rrjedhojë e aksidentit të dy drejtuesit kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital.

Sipas policisë ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin B. S., 65 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin D. C., 33 vjeç.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar për asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si edhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *