• |
ide | kryesore

Po kryente rivënien, Ocampos ngacmohet turpshëm nga tifozi, Sevilla: “La Liga të marrë masat e duhura”

Sport
Ocampos



“Sevilla shpreh keqardhje të thellë për incidentin që ndodhi në ndeshjen kundër Rayo Vallecano. Ku lojtari ynë Lucas Ocampos pësoi një gjest të turpshëm dhe krejtësisht të papërshtatshëm nga një tifoz vendas. Sevilla shpreson se do të merren masat e duhura nga rregullorja në mënyrë që një sjellje e tillë të mos përsëritet në një fushë futbolli. Qendrimi ynë i është komunikuar La Liga”. Qëndrim shumë i ashpër i klubit andaluzian pas episodit të pabesueshëm që përfshiu sulmuesin argjentinas.

Ocampos u ngacmua nga një tifoz teksa po përgatitej të bënte një rivënie anësore. “Këto gjeste dhe sjellje nuk duhet të lejohen në kompeticionin tonë nëse ne aspirojmë të jemi liga më e mirë në botë”, thuhet në deklaratën e klubit.

Lexo më tejImitoi një majmun, për të fyer Vinicius: Sevilla ‘flak’ fajtorin jashtë stadiumit

Gjithçka ndodhi në minutën e 32′ të Rayo Vallecano-Sevilla. Një tifoz i vendasve, teksa Ocampos po përgatitej të bënte një rivënie anësore, preku të pasmet e lojtarit. Pamjet kanë bërë xhiron e internetit dhe në La Liga ka plasur skandali. Ocampos tërhoqi vëmendjen e arbitrit, shokët dhe kundërshtarët e tij nxituan drejt vijës anësore ku tifozi i ri qeshte, duke mos kuptuar peshën absolute të aktit të shëmtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *