• |
ide | kryesore

De Laurentiis shpërthen në pyetjen për Zielinski: “E kam për vdekje me menaxherin e tij”

Sport
Zielinski



Piotr Zielinski nuk do të rinovojë kontratën me Napolin dhe do të largohet nga klubi si transferim i lirë qershorin e ardhshëm. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për klubin e tij të ri, por që destinacioni i polakut është Inter është pothuaj e qartë për të gjithë.

Ndërkohë, mesfushori nuk është më titullar në rreshtimin e teknikut Mazzarri. Madje Napoli e ka përjashtuar nga lista e Champions League. Një hakmarrje? Mesa duket jo, sipas shpjegimit të dhënë në konferencën për shtyp nga pronari Aurelio De Laurentiis.

DE LAURENTIIS E ÇËSHTJA ZIELINSKI

Çështja Zielinski është në qendër të vëmendjes prej javësh në Napoli, me polakun që siç dihet do të largohet nga të kaltrit në verë, pas përfundimit të kontratës. Nga Castel Volturno, i pyetur për këtë temë, De Laurentiis tha të vërtetën e tij: “Rendimenti i Piotr në ndeshje? Në 10 ndeshjet e fundit ai ishte zhgënjyes”, iu përgjigj ai një gazetari që i kërkoi sqarim për përjashtimin e mesfushorit nga lista Champions. Më pas ai vazhdoi: “Dikush që më thotë në verë se dëshiron të qëndrojë, sforcohet dhe luan mirë, pastaj futet në mes menaxheri i tij. Dikush mund të mendojë “nëse ky djalë ka frikë të dëmtohet”, pse unë duhet të mbaj dikë me dyshimin për impenjimin e tij?”.

Lexo më tejOsimhen tremb Napolin: “Premier League? E kam vendosur çfarë duhet të bëj”

Gjithsesi, pronari napolitan nuk është i zemëruar me lojtarin, por me ata që e rrethojnë: “Nuk jam i zemëruar me Zielinski, jam i zemëruar me Bolek, menaxherin e tij, që nuk donte që ai të qëndronte. Sepse ai do ta transferojë në ekipe të tjera për të fituar më shumë. Që tani ti fiton më shumë se gjithë të tjerët, unë të ofroj një rinovim…”. Për De Laurentiis, përjashtimi nga lista e Champions League ka motivin për të vlerësuar të rinjtë: “Traoré ka një blerje shumë të lartë, nëse nuk e shoh të luajë si mund ta kuptoj çfarë duhet të bëj? Për shembull, më dhemb në zemër përjashtimi i Demme, të cilin e konsideroj një djalë të shkëlqyer. Demme luajti në vend të Lobotka kur trajner ishte Gattuso. Kur Demme luante, ai u tregua një ushtar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *