• |
ide | kryesore

Nations League, hidhet shorti: Shqipëria në Grupin B, Anglia e Turqia skuadrat për tu evituar

F1, Sport
Nations League



Në pritje të Euro 2024, Shqipëria po përgatitet të zbulojë kundërshtarët e saj të radhës për edicionin e vitit 2025 të Nations League. Në fakt, shorti për edicionin e katërt të turneut të sapokrijuar do të vihen në skenë në Maison de la Mutualitè në Paris. Pesëdhjetë e katër ekipe kombëtare do të jenë në vijën startuese të ndara në katër liga, në bazë të rezultateve të edicionit të kaluar.

Sezonin e kaluar, Shqipëria arriti të qendronte në Ligën B duke përfunduar në vendin e tretë për shkak të skualifikimit të Rusisë, që u rendit e fundit. Nga vazo do të dalin katër grupe me katër skuadra dhe secila kombëtare do të thirret për të luajtur gjashtë ndeshje (një në shtëpi dhe një jashtë) me tre kundërshtarët në grup nga shtatori deri në nëntor 2024. Nisur nga situata e grupeve, për kuqezinjtë (në vazon e 3) nga njëra anë ekziston rreziku i një grupi të hekurt, me Anglinë (vazo 1), Norvegjinë e Haaland (vazo 2) dhe Turqinë (vazo 4). Nga ana tjetër, shorti mund të jetë edhe më i përballueshëm me Uellsin ose Çekia (vazo 1), Islanda (vazo 2) dhe Kazakistani (vazo 4).

RREGULLORJA

Për sa i përket rregullores, krahasuar me edicionin e kaluar që parashikonte hyrjen direkt në vendin e parë në Final Four, formati i ri prezanton çerekfinalet me dy të parët e grupit që kalojnë në raundin tjetër. Fituesit e çerekfinaleve më pas do të marrin një kalim për në finale, të planifikuar për në qershor 2025 në shtëpinë e një prej katër finalistëve. Vetëm skuadra e vendit të katërt në grup do të zbresë drejtpërdrejt një Ligë më poshtë, ndërsa skuadra e vendit të tretë do të luajë një play-off mbijetese kundër një prej skuadrave të renditura në vendin e dytë një Ligë më poshtë.

Por kjo nuk është e gjitha. Përveç dhënies së vetë trofeut dhe llogaritjes për renditjen, Nations League do të ndikojë edhe në shanset për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Turneu, në fakt, të lejon të marrësh një sërë përfitimesh për edicionin e mëpasshëm të grupet kualifikuese në Kupën e Botës. 4 finalistët e Nations League do të vendosen në një grup me një skuadër më pak dhe, në rast të dështimit të hyrjes në Kupën e Botës nga kualifikueset, do të kenë të drejtën e vendeve në play-off.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *