• |
ide | kryesore

Aksident në Pogradec, makina përplaset me shtyllën e tensionit

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme u regjistrua një tjetër aksident, konkretisht në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht në afërsi të një zone të banuar.

Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë e lagështisë ka dalë nga rruga duke goditur dhe dëmtuar nje shtyllë të tensionit të lartë. Po ashtu mësohet se si pasojë e aksidentit janë shënuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.

Për shkak të aksidentit OSHE në Pogradec kanë ndërprerë energjinë elektrike në disa lagje për shkak të dëmtimit të shtyllës mbajtëse të rrjetit. Pritet që energjia të kthehet së shpejti pasi grupet janë në terren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *