• |
ide | kryesore

“Të dërgova gabimisht një kod”/ Kujdes nga SMS që mund t’ju vjedhë WhatsApp

Arkiva, Lapsi Leaks
WhatsApp


Mashtruesit kanë gjetur një mënyrë të re që u mundëson t’ju vjedhin profilin tuaj dhe praninë në grupet ku bëni pjesë në WhatsApp. Hileja nis me një SMS që ju vjen nga një prej kontaktet në të cilin shkruhet: “Përshëndetje, të dërgova një kod gabimisht. A mund ta ktheni përsëri tek unë?”.

Nëse e dërgoni, profili juaj do të vidhet. Ky është në fakt kodi i verifikimit 6-shifror, një kod vërtetimi me dy faktorë, i cili lejon hakerët të vjedhin profilet e viktimave që nuk dyshojnë. Mashtruesit, pasi të kenë në posedim profilin, mund të ndryshojnë emrin dhe foton e llogarisë. Hapi tjetër i tyre është që të kontaktojnë të gjithë listën tuaj të adresave.

Mekanizmi i mashtruesve përdor funksionin “ndrysho numrin” i cili përfshin verifikimin me një kod 6-shifror të dërguar me SMS. Në këtë mënyrë hakeri mund të fusë si numrin aktual të telefonit atë të një kontakti tashmë të komprometuar të pranishëm në librin e adresave të viktimës. Sapo merr kodin ai ka nën kontroll të gjithë llogarinë tuaj të WhatsApp.

Si të shmangni mashtrimin? Mënyra e vetme është të mos shpërndani kurrë kodin e verifikimit 6-shifror me të tjerë dhe të mos ndani informacione personale me askënd. Duhet të jeni të kujdesshëm kur merrni kërkesa të papritura dhe të pazakonta. Mund të jetë e dobishme të aktivizoni njoftimet e sigurisë (të cilat ju lejojnë të merrni një njoftim sa herë që një kontakt ndryshon kodin e tij 6-shifror) dhe verifikimin me email nga cilësimet e profilit tuaj të të dy hapave (që kërkon të futni një Pin personal sa herë që regjistroni numrin tuaj të telefonit në WhatsApp).

Çfarë duhet të bëni në rast se mashtroheni? Mund t’ju duhet thjesht të provoni të regjistroheni përsëri në WhatsApp. Ndoshta do të duhet të jetë e nevojshme të çinstaloni aplikacionin dhe ta riinstaloni atë dhe më pas të vendosni përsëri numrin tuaj të telefonit. Do të marrim një kod në celularin tuaj dhe qasja do të rikthehet automatikisht.

Njëlloj si kur ndërrojmë celularin. Sidoqoftë, ka një problem. Nëse mashtruesi ka ndryshuar numrin e lidhur, dëmi mund të jetë i pariparueshëm. Në këtë pikë do t’ju duhet të çaktivizoni llogarinë tuaj ose të ndryshoni numrin tuaj të telefonit. Puna e fundit është të njoftoni kontaktet tuaja të mos u përgjigjen SMS-ve të keqbërësit që ka numrin tuaj. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *