Disa ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë, pasi një djalë 26-vjeçar nga Shqipëria pranoi se kishte vrarë babanë e tij.
Sot i riu ka dalë përpara gjykatës, ku në hyrje të saj është përballur me disa njerëz që e duartrokisnin, për veprimin që kishte bërë.
Sipas dëshmisë 26-vjeçarit shqiptar ai e vrau babanë e tij pasi abuzonte seksualisht me atë dhe motrat.
I riu shqiptar është gjendur i befasuar nga mbështetja dhe thjesht ka vështruar, ndërsa përreth tij lëshoheshin thirrjet: Të lumtë! Bravo! Ne jemi me ty! Ne jemi krah teje!
Qytetarët e mbledhur për ta përkrahur thanë para kamerave se 26-vjeçari ishte njeri shumë i mirë, kishte qenë fëmijë i qetë, me një karakter që nuk shqetësonte kurrë dhe as provokonte tensione në shoqëri.
Mësohet se ai i kishte thënë Policisë greke se e vrau babanë pasi 70-vjeçari jo vetëm që kishte abuzuar seksualisht me të, por po abuzonte edhe me dy motrat dhe vëllezërit më të vegjël nga martesa e tretë, me një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë 7-vjeçar.
https://www.youtube.com/watch?v=ZcJP50vwx1o&feature=youtu.be
Shqipetaret ne Greqi jane bere si arinj cirku, te cilet argetojne shoqerine greke ne çdo aspekt te jetes.
Shqipetaret ne Greqi jane bere si arinj cirku, te cilet argetojne shoqerine greke ne çdo aspekt te jetes!
Mos valle ata qe e priten me duartrokitje dha ata te rinj qe jepnin interviste mos te dukeshin si spektatore cirku o injorant.
e ku je more ENVER djali , shiko si u katandis shqiptari.
Çdo dite shohim nga nje perversitet te ri me monstruoz se i pari. Kush jemi? Ku po shkojme ?