Të shtunën u luajt takimi mes Malagas dhe Albasetes në Ligën e Dytë Spanjolle, ku në fushë ishin plot 3 shqiptarë, Keidi Bare dhe Armando Sadiku për Malagën, ndërsa Rei Manaj si titullar për Albaseten.
Takimi u vendos nga Manaj që i dha fitoren 1-0 Albasetes. Por, në një video të postuar nga klubi i Malagës duket edhe takimi “vëllazëror” i 3 shqiptarëve para nisjes së ndeshjes. Sadiku dhe Manaj po bisedonin kur aty afrohet fieraku Bare.
Ky i fundit, ka bërë bujë edhe në rrjetet sociale, për fjalët që i drejtohet Manajt: “Ku je të q****a kokën tënde?”.
I menjëhershëm ishte reagimi i Sadikut, që i thotë Bares të mos shajë, duke parë edhe zyrtarin e klubit që po filmonte.
“Pse, ku dinë shqip këta?” – vazhdon më tej Bare, por Manaj i kujton: “Ka shqiptarë te faqja”. Përqafimi mes shqiptarëve tregon shoqërinë mes shqiptarëve. ©LAPSI.al
Bare – Manaj – Sadiku on Vidnews.
Sadiku eshte vellai Edi Rames.Ka shenuar 2 gola per te