Italia e Roberto Mançinit do të luajë shanset e fundit në nëntor për të qenë ajo finaliste në Ligën e Kombeve në Kategorinë A. Dy barazimet e tetorit, 0-0 në Gdansk ndaj Polonisë dhe 1-1 në Bergamo ndaj Hollandës e kanë zbritur në vendin e dytë kombëtaren e të kaltërve duke qenë vetëm një pikë larg Polonisë. Për rrjedhojë ndeshjet ndaj Polonisë dhe Bosnje-Hercegovinës, kjo e fundit në transfertë, janë shumë të rëndësishme për të kaltrit e Mançinit, që në katër ndeshje kanë arritur një fitore dhe tre barazime.
Federata italiane e Futbollit ka bërë të ditur se do të luhet në Sarajevë dhe jo më në Zenica ndeshja e Ligës së Kombeve mes Bosnje-Hercegovinës dhe Italisë, në program në 18 nëntor. Institucioni më i lartë i futbollit italiane kujton se janë tre impenjime që e presin kombëtaren e të kaltërve në muajin nëntor: të kaltrit do të luajnë përsëri një ndeshje miqësore dhe dy të vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndeshja e parë në program është miqësorja me Estoninë, që do të luhet në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences të mërkurën e 11 nëntorit.
Në 15 nëntor Italia do të zbresë në fushën e Reggio-Emiglia ndaj Polonisë, ndeshja vendimtare për vendin e parë në grup. Dhe në fund më 18 nëntor në Sarajevë ndaj Bosnje-Hercegovinës. Pra nëntori, përtej mbingarkesës së klubeve në kampionat dhe në Kupat e Evropës, do të jetë vendimtar për Italinë e Roberto Mançinit, që nis të mendojë dhe për finalet e Kampionatit Europian 2021.