Në shtëpinë e Lazios shpërthimi në rrjetet sociale i Luis Albertos vazhdon të bëjë zhurmë të madhe. Pavarësisht ndjesës së lojtarit, në fakt, pozicioni i spanjollit mbetet i komplikuar. Nga njëra anë Lotito e Igli Tare janë tërbuar për shkak të deklaratave të mesfushorit e nuk duket se kanë ndërmend ta lënë të kalojë. Nga tjetra është tekniku Inzaghi që mundohet të bëjë zbutësin për “të limituar dëmet” në prag të impenjimeve të ardhshme.
Sipas asaj që bën të ditur Il Messaggero, për momentin nuk është marrë ende asnjë vendim zyrtar nga shoqëria në lidhje me ish-lojtarin e Liverpool, por duke se spanjolli rrezikon të përfundojë jashtë organikës.
Mbetet gjithashtu e vlefshme edhe mundësia e një gjobe të madhe e të një ndalese prej dy javësh si dënim (Crotone e Zenit). E gjithë kjo e shoqëruar me shumë zhgënjim. Sidomos nga ana e drejtorit sportiv Tare, në të kaluarën gjithnjë shumë pranë lojtarit e tani i plagosur thellë nga fjalët e tij.