Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se të paktën 136 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë të enjten e kaluar, ku mes tyre besohet të jenë edhe 13 fëmijë. Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Liz Throssell, tha se numri i vërtetë i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.
Throssell tha se shumica e viktimave erdhën si rezultat i bombardimeve të rënda të artilerisë, sulmeve ajrore dhe eksplozivëve të tjerë me ndikim të gjerë. OKB tha gjithashtu se rreth 400 njerëz janë plagosur në luftimet deri tani.