• |
ide | kryesore

Tahiri flet për patentat dhe 800 mijë eurot: Për momentin…

Lajme, Të fundit



Arrestimi i një personi me dy leje drejtimi për mjete lundruese në emër të Saimir Tahiri ka sjellë edhe një herë në vëmendje çështjen e ish-ministrit të Brendshëm me drejtësinë. Bashkë me patentat, Orest Sotës iu gjetën edhe 800 mijë euro.

Për paratë 25-vjeçari i ka thënë policisë se do të bënte një pagesë te Kurum në Elbasan ndërsa për patentat është munduar të sqarojë se i ka harruar në makinën e tij shoferi i Tahirit.

Vetë ish-ministri nuk ka bërë një koment të plotë për ngjarjen, por Tv Klan njoftoi se e ka kontaktuar atë dhe i ka kërkuar një koment mbi ngjarjen. Tahiri është shprehur se “për momentin nuk mund të flasë për çështjen”. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. He se flet shoferi, ska per te bere burg per ty i biri botes. Qe mund ti mbaje ne makinen tende eshte OK, po qe ti mbaje ne xhep dhe ti “harroje” te makina shokut, diku po i dergonte… Shoferi arrestohet per prishje provash pasi ti je person nen hetim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *