• |
ide | kryesore

Ed Sheeran vonohet në koncert, tregon arsyen madhore (FOTO)

Paparazzi, Slider



Ed Sheeran momentalisht është zhvendosur në Australi për të dhënë një sërë koncertesh dhe në një prej tyre ai është paraqitur me vonesë.

Ai vizitoi një fanse e cila është e sëmurë dhe u sigurua që ky takim të zgjaste disa orë derisa fansja t’i bënte të gjitha pyetjet që dëshironte dhe sigurisht të shkrepte edhe një foto. Sherie Hagger është 36-vjeçarja e cila po lufton me me fazën e tretë të kancerit në stomak por që arriti të bëjë ëndrrën e saj realitet. Ajo ka postuar një foto me këngëtarin në faqen e saj në Facebook ku shkruan: “Ndodhi vërtetë, ende nuk mund ta besoj. Pickoj dorën dhe shikoj fotot për t’u siguruar që nuk ishte një ëndërr. Ai është një djalë i thjeshtë dhe me këmbë në tokë.”

Teksa u shfaq me vonesë në koncertin e tij në Adelajde, lajmi se ai kishte vizituar të sëmurën mori dhenë dhe të pranishmit në koncert u përlotën nga akti i Ed Sheeran.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *