• |
ide | kryesore

Nga artiste në biznesmene, njihumi me profesion e ri të Albërie Hadërgjonaj

Paparazzi, Slider



Në të njëjtin postim Albëria nxorri edhe një foto ku ishte e shkruar biografia e saj e cila gjendet në faqen zyrtare të Meierre International Estate.

Albërie Hadërgjonaj duket se e ka lënë pas pasionin e saj për muzikë duke iu përkushtuar biznesit. Së fundmi ajo ka bërë të ditur punën e re e cila është si agjente pronash. Një profesion komplet ndryshe nga ai çarë jemi mësuar ta shohim.

Në një postim në “Instagram” Albëria ka publikuar biografinë e saj të marë nga faqja zyrtare e “Meierre International Estate”.

Në të shkruhet:

“Njihuni me agjenten që e ktheu blerjen e pronave në art. Një shpirt i vërtetë kreativ, dëgjuese e ndjeshme dhe punëtore e palodhur, ambicia e Albëries lidhet me vëmendjen që ajo u jep nevojave dhe vizioneve të klientëve. Asaj i pëlqen t’ju sfidojë që të ëndërroni gjëra të mëdha dhe të punoni bashkë për të gjetur pronën më të pëlqyer në Neë York.

Albëria u lind në Shqipëri dhe flet tre gjuhë. Ajo u rrit në zemër të kulturës si këngëtare dhe studente e arteve dhe muzikës. Që kur fitoi medaljen e artë për këngë në një kompeticion ndërkombëtar, Albëria s’ka ndaluar së performuari dhe ka fituar plot çmime të tjera. Si Neë York-eze, ajo është e lidhur fort me skenën artistike të qytetit.

Pasi krijoi një emër për vete në Shqipëri, Albëria fitoi rolin e anëtares së jurisë në spektakle të ndryshme talenti. Aftësia e saj për të identifikuar dhe zhvilluar talentin i shërben klientëve që kërkojnë shtëpi dhe shohin aspektin kreativ të zotërimit të pronave. Ajo e konsideron pasion të veçantë ndihmën që u jep grave të tjera që duan të blejnë prona në qytetin më premtues në tokë.

Si një nga agjentët më të mirë të Meier, po ashtu dhe në kohën e saj të lirë, Albëria bie në dashuri me magjinë e Neë York-ut. Kultura e qytetit dhe arkitektura e mahnisin, dhe përfiton nga çdo mundësi për të kënduar, qoftë profesionalisht, qoftë në tarraca duke pirë verë me miqtë, si dhe për të dëgjuar muzikë live.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *