• |
ide | kryesore

Guvernatori Sejko ç’dramatizon rënien e euros

Të fundit



Forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor nuk sjell pasoja të dëmshme për ekonominë shqiptare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha të martën se forcimi i lekut në dy vitet e fundit ka ardhur falë faktorëve fondamentalë, si ngushtimi i deficitit të llogarisë korrente dhe shtimit të investimeve të huaja direkte.

Megjithatë, sipas Guvernatorit, forcimi i lekut ka ndikuar në uljen e presioneve inflacioniste nga importi. Së fundmi, euro po regjistron vlerat më të ulëta në afërsisht një dekadë në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, një euro këmbehej të martën me 129.23 lekë, ndërsa të premten e kaluar pati rënë për herë të parë që nga viti 2009 poshtë kufirit të 129 lekëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *