• |
ide | kryesore

Shpikësit e futbollit kanë 52 vjet që nuk fitojnë Kupën, Tunizia ka vetëm një fitore në Botëror

Rusi 2018, Sport



Anglia do të marrë pjesë në një Botëror për të 15 herë në historinë e saj, por shpesh ka shkaktuar zhgënjimke, edhe kur ka qenë një prej skuadrave pretendente. Në Grupin G britanikët do të kenë përballë Tunizinë në Volgograd Arena, që prezantohet për herë të 5 në një Botëror, por nuk e ka kaluar kurrë raundin e parë, duke fituar vetëm në debutimin e saj absolut, në 1978, kundër Meksikës.

Statistika të tmerrshme për Anglinë…

Me përjashtim të triumfit në 1966 në Botërorin e luajtur në shtëpi, Anglia vetëm një herë është renditur në katër më të mirat, në Itali ’90, ndërsa zhgënjimin e madh e morën 4 vjet më parë të eleminuar në grupe me vetëm një pikë në tre ndeshje. Për më tepër, vetëm një herë në 5 edicionet e fundit, më saktë në 2006, Kombëtarja e Tre Luanëve është renditur e para e grupiut të saj. Vetëm një fitore në 8 ndeshjet e fundit të diskutuara në një Botëror, në fazën e grupeve në 2010 kundër Sllovenisë (1-0).

Uragani Kane lider i padiskutueshëm…

Formacioni i ri i britanikëve, në idetë e Southgate rreshtohet 3-4-2-1 e tekniku pret nga Dele Alli, Sterling e Harry Kane të bëjnë diferencën. Sulmuesi i Tottenham është në formën e tij më të mirë dhe vjen nga një sezon spektakolar me Spurs, pa harruar faktin se edhe me Kombëtaren ka bërë gjithnjë mirë. Alli është lojtari më me fantazi për mesfushën angleze dhe Southgate beson shumë në paparashikueshmërinë e tij.

Tunizia, ajo nga e cila nuk priten befasi…

Skuadër jo cilësisht teknike ajo afrikane, që rreshtohet me skemën 4-2-3-1 e ku shënuesi më i mirë është sulmuesi Khazri, që militon në Francë me Rennes. Ka vetëm një precedent në Botëror mes dy skuadrave: në fazën e grupeve të Kupës së Botës 1998: Anglia triumfoi 2-0 me golat e Shearer e Scholes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *