• |
ide | kryesore

FOTO/ 3 kulla do të ndërtohen në truallin e Teatrit Kombëtar

Lajme, Të fundit



Ajo që shumë nga artistët kundërshtues të prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar është moscënimi i truallit që aktualisht është në pronësi të këtij institucioni. Edhe aktori Robert Ndrenika që tashmë ka ndryshuar mendje thoshte në reagimin e fundit (lexo më poshtë) se ka marrë garanci që nuk do t’i prekej asnjë cm hapësirës aktuale të Teatrit.

Lexo edhe: Rrëfimi i Robert Ndrenikës: Mos më kryqëzoni pse ndryshova mendje për shembjen e Teatrit

E përsërit këtë pafundësisht kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në çdo takim për këtë çështje. Por, anjëherë nuk e kemi parë planimetrinë ku do të ndërtohet Teatri i ri Kombëtar dhe ku do të shtrihen 6 kullat e kompanisë “Fusha”.

Lapsi.al mëson se i gjithë projekti do të shtrihet në 13 mijë m2 nga të cilat më shumë se gjysma 5522 m2 janë pronë e Teatrit. Pjesa tjetër është e Bashkisë dhe një hapësirë me e vogël e privatit.

Lexo edhe: Lubonja godet fort/ Eri, sekseri i pazareve të Ramës

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi publikoi të shtunën një projekt të marrë nga zyrat e Hipotekave. Ajo tha se duke vendosur projektin mbi këtë hartë shihet se 3 nga 6 kullat e Fushës do të ndërtohen mbi truallin aktual të Teatrit Kombëtar.

“Përfitimi minimal i përllogaritur nga ekspertët është 205 milionë euro. Për të rritur sa më shumë fitimin nga kullat e krimit, Edi Rama i ka vënë tokës publike në qendrën historike të Tiranës çmimin qesharak 470 euro për metër/katror, ndërkohë që çmimi në atë zonë për një apartament apo biznes është 5 -10 herë më i shtrenjtë, por në asnjë rast më pak se 2500 euro metri/katror” – tha Vokshi në deklaratën e saj.

Lexo edhe: Shembja e Teatrit/ Reagon për herë të parë Adi Krasta: 3 gjëra po na fyejnë rëndë

Prej më shumë se dy javësh, Kryetari i Bashkisë dhe ministrja e Kulturës kanë refuzuar edhe kërkesën e opozitës për të dhënë shpjegime në Komisionin Parlamentar. Parlamenti miratoi të hënën një projektligj i cili është hapi i parë i marrjes së pronës së Teatrit (pronë publike) dhe kalimit të saj në favor të kompanisë private. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *