• |
ide | kryesore

Menaxheri i Ozil i përgjigjet kështu presidentit të Bayern

Sport



Polemikat e shpërthyera nga cështja Ozil nuk kanë të mbaruar dhe po përfshijnë gjithnjë e më shumë personazhe. Menaxheri i Mesut Ozil, Dr Erkut Sogut, i ka dalë në mbrojtje lojtarit të tij, duke iu përgjigjur presidentit të Bayern Mynih me të njëjtën monedhë. Ai i ka quajtur “idiotësi” komentet e Uli Hoeness, pas vendimit të mesfushorit të Arsenal për tu tërhequr nga kombëtarja e Gjermanisë.

Presidenti i Bayern, Hoeness, ishte ndër të fundit që reagoi për cështjen dhe e kaloi vijën etike me sulmin e bërë ndaj Ozil, kampion bote në 2014, duke e qujtur se “ishte lojtar mu*i prej vitesh”.

29-vjecari vendosi të tërhiqej nga përfaqësimi i Die Mannschaft për shkak të trajtimit që mori nga Federata gjermane, përpara gjatë dhe pas Rusi 2018, kur akuzoi edhe presidentin e DFB, Reinhard Grindel, për racizëm.



1 Comment

  1. Edhe nje bretkose do luante me mire. Lojtar QE ngadaleson aksionet. Ne futboll ka lighe Te tjera .Se je kampion 2014 nukdo Te thote se do jesh perhere. Kane fjetur mbi dafina. Stervitje me pordhe kampioni. Ozil,Khedira,Myler turpi I kombetares. Po keshru Joachim Lev QE la jashte Lerou Sane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *