• |
ide | kryesore

Përgjimi i Denar Bibës me gjyqtarin e Strasburgut, prokuroria nis hetimet

Lajme, Të fundit



Prokuroria nis hetimet për përgjimin audio ku dëgjohet biseda mes Denar Bibës dhe gjyqtarit shqiptar të Gjykatës së Strasburgut Ledi Bianku.

Exit.al e cila publikoi audiopërgjimin duke pretenduar se nën kryetari i KQZ Denar Biba, në emër të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaci ka shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë ne Gjykaten e Strasburgut, për të mbyllur problemin e pronave. Biseda është bërë në 2014.

Vetë Biba në një prononcim për Ora News pranoi se kishte bërë bisedën por tha se e vërtat e metaforës së trenit nuk është ashtu siç është intepretuar si shantazh ndaj gjyqtarit që ky i fundit të bllokojë çështjet e pronave në Strasburg.

Pak orë pas publikimit të videos Kreu i PD-së, Lulzim Basha doli në një deklaratë për median ku e quajti ‘akt të mirëfilltë mafioz” dhe i kërkoi prokurorisë nisjen e hetimeve menjëherë. Të njëjtën kërkesë pati edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.



5 Comments

  1. Ishalla te jete hetim dhe jo mbulim, sepse deri me sot s;kemi pare hetim, por mbulim. Kjo prokurori nuk e ka dhene prova qe eshte korekt me zbatimin e ligjit, e mos besimi ndaj saj cdo dite e shtohet nga mos veprimi. Shpresa eshte e vogel, fjale,, fjale………

  2. Genc Pollo deshmitar i ketij pergjimi eshte ne listen e prokurorise si baxhanak ky shyqyr qe eshte gjalle se ate baxhanakun e salikarit e cuan per lesh,pune baxhanakesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *