• |
ide | kryesore

Arkitekti i Ramës dhe arkitekti i Hitlerit

1, 2, Ide



Po “arkitektë oborri” nuk paska? Ashtu si ka pasur dhe ka “poetë oborri”, “piktorë oborri” etj.?

Miqtë arkitektë nuk kanë përse ngrysen për këtë çështje të shtruar kështu: do të mjaftonte të lexohen Kujtimet e “arkitektit brilant” gjerman Albert Speer (1905-1981), përgjatë të cilave faqet e kurtizanërisë të një talenti të padyshimtë të godasin sytë. “Një nga arkitektët më të mëdhenj të botës”, do ta kishte quajtur edhe atë kryeministri i një pjese të Shqipërisë.

“Arkitektët që ju bëni fajtorë nuk kanë asnjë faj, – më ngulmon lidhur me debatet aktuale për një kinse- teatër të ri një kolege arkitekte që ka zgjedhur të jetojë jashtë Shqipërisë, – ata thjesht marrin porositë dhe i zbatojnë ato”. Ndërsa mua, që jetoj këtu në Qytetin tim, nuk më rezulton kështu. Vërtet që fajet kërkohen, më së pari, te porositësit, por nuk mund të shfajësohen as ata “zbatues” që eksperimentojnë në qytetet e botës pa i njohur ato, pa ua ditur traditën, trashëgiminë, sidomos pa iu dhimbsur kujtesa historike që rrënojnë: u mjafton të zbatojnë “porositë” dhe të marrin pagesat. Që mund të jetojnë në Nju Jork dhe prej studiove të atyshme, përkundrejt porosie, t’i dërgojnë Hong-Kongut një ndërtesë të gatshme, si lodërz në kuti, kjo nuk më sugjestionon aspak, thjesht ngase Hong-Kongu nuk është Qyteti im. I përshkroi tanimë kolegu ynë, historiani i artit Rubens Shima, “zbatues” porosish të tilla:

“Klientelistë me procedura jotransparente, me lidhje të dyshimta me pushtetin, këto studio arkitekture të huaja, që gëlojnë në nëntokën e pistë të politikës shqiptare, shfaqen sa herë prishet një qendër qyteti, godinë a ndërtesë e vjetër. Pa asnjë ndjeshmëri dhe etikë profesionale në lidhje me historinë dhe trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij vendi, të paskrupuj për atë që shkatërrojnë, por edhe për atë që lënë pas, në një Tiranë që po denatyrohet sistematikisht”.

Është e vërtetë që autorë parësorë të krimit nuk janë as killerët me pagesë, i them koleges, mirëpo kanë edhe ata barrën e tyre në krimin që mund të kryejnë përkundrejt “porosie”. “Arkitektët që te ju po shpallen fajtorë, – vazhdon kolegia arkitekte, – janë talente mirëfilli, dhe nuk mund të mos e llogarisni këtë”. Ndërsa mua më duket se kjo ngjan pikë për pikë edhe me zgjedhjen e killerit: sa më i talentuar të zgjidhet ai, aq më i sigurt suksesi në krim.

E pyes rastësisht, si arkitekte që është, në i ka lexuar Kujtimet e “arkitektit brilant” Albert Speer, të parapëlqyerit të Hitlerit për të ndërtuar një Berlin fantazmagorik, simbas të shkrepurave vetjake të Führerit, duke përdhunuar kujtesën historike të qytetit? Dhe ja befasia: ajo nuk lexuaka autorë të tillë! Madje as denjon t’i lexojë! Përse? Për dëmet që i paskëshin shkaktuar Berlinit, për krimet që paskëshin kryer gjatë Luftës së Dytë Botërore, për Holokaustin e më the të thashë. Këtu ndryshuakemi, sepse bota ku bëj pjesë edhe unë i lexon kujtime të tilla dhe nxjerr syresh edhe ndonjë mësim, qoftë në fushë ta arkitekturës, qoftë në atë të politikës. Aq më shumë të të dyjave bashkë kur puqen në konceptin e artit në shërbim të “oborreve”.

Që z. Speer nuk u dënua në Nyrenberg për projektet e tij “të porositura”, kjo dihet. U dënua për veprimtarinë e mëvonshme kriminale si Ministër i Armatimeve (Rüstungsminister) i Rajhut të Tretë nga 1942 më 1945. Për projektet arkitekturore as do të qe ndëshkuar ndonjëherë. Mirëpo vetë funksioni i lartë që ia përmenda dëshmon se deri në ç’skaje të krimit mund të mbërrijë edhe një “i talentuar”, sado i madh qoftë, kur ngjit si i verbër shkallinat nga shërbimi në shërbim të ndonjë të lajthituri: nga currili i gjakut te lumi i gjakut.

Jo vetëm specialistë të arkitekturës, por as kritikë të artit nuk e mohojnë që zotëria e tij Albert Speer të ketë qenë një “arkitekt brilant”, – edhe punime monografike kanë shkruar për veprën e tij, – mirëpo nuk rezultuan aspak “brilante” shërbimet që ai i bëri çmendurisë së një pushteti. E ka përshkruar vetë arkitekti, në Kujtimet që shkroi gjatë 20 viteve të burgut, mahnitjen e Aldolf Hitlerit me zbatimin e fantazive të veta prej të përzgjedhurit prej tij arkitekt.

Në kreun X të Kujtimeve, me titull “Në shkulmin e ekzaltimit perandorak”, z. Speer ka treguar se si i ekspozonte modelet plastike të “Qytetit të ardhshëm” në sallën e madhe të së quajturës “Akademie der Künste”, ndërsa Führeri as që kërkonte shpjegime: të ftuarve të tij ai ua shpjegonte vetë “Qytetin e ardhshëm”, me të gjitha hollësitë, si të ishte ai autori i vërtetë. Se sa do të prishte e do të rrënonte nga kujtesa historike e Berlinit, “arkitekti brilant” as donte t’ia dinte. Atij aq i bënte. “Arkitektit brilant” i mjaftonte të kujdesej që për çdo model të ri t’i vendoste reflektorët në mënyrë që ta nxirrte atë në spikamë nga të gjitha këndet e mundshme. Modelet, zakonisht të ekspozuara në shkallën 1:50, i punonin ebanistë të specializuar, mandej i ngjyrosnin me ngjyrat e caktuara për ngrehinat reale etj. Kështu, tregon ai, ekspozoi për shembull projektin e asaj që do të quhej “Die Große Straße” (“Rruga e Madhe”), duke u ofruar vizitorëve vizionin plastik të ngrehinave që do të ngriheshin, të themi, dhjetë vite më vonë: nga salla në sallë për gati tridhjetë metra.

“Nuk më ka ndodhur kurrë ta shoh aq të gjallë, aq spontan, aq të relaksuar, sesa para modeleve të Berlinit të ardhshëm”, ka pohuar ai për Führerin. Pikërisht në ato momente Führeri i tha shprehjen që e paskësh bërë të vetën edhe kryeministri i një pjese të Shqipërisë: “Turistë nga anekënd botës do të vijnë për të parë veprat e tua dhe… të miat”.

Që të mos e zgjas, një ditë prej ditësh arkitekti i entuziazmuar ftoi për të vizituar projektet e veta edhe t’anë. I ati, vetë arkitekt për nga profesioni, vinte të kundronte “kryeveprat” e të birit arkitekt të veshur me famë. Plaku ngriti supet para tyre dhe tha vetëm një fjali: “Ju të tërë jeni çmendur krejt!”. E ka dëshmuar vetë i biri, në Kujtimet, fjalinë fatale të t’et: “Ihr seid alle völlig verrückt geworden!”.

Por nuk mbaron me kaq. Nëse i besojmë si të sinqerta Kujtimet e “arkitektit brilant”, ai ka pranuar diçka edhe më të rëndë. Mbas viteve të burgut, duke shpluhuruar albumet e veta me projektet e “Qytetit të ardhshëm”, ka sjellë nëpër mend se si në të quajturën “Die Große Straße” do të integronin edhe “një super- kinema luksoze premierash”, më tej “një kinema popullore” me 2.000 vende, “një teatër të ri lirik”, “tre teatro dramatikë”, “një auditorium të ri muzike”, “një pallat kongresesh” (pikërisht kështu) të cilin do ta quanin “Haus der Nationen”, “një hotel njëzetenjëkatësh” me 1.500 shtretër, “një numër të madh teatrosh varieteje”, deri edhe “një “pishinë në stil romak të madhe si termat romake të periudhës perandorake” etj. Të tilla kishin pas qenë paraqitur edhe në një kronikë dokumentare të vitit 1941: asohere Führeri nuk kishte kanal AHTV në emrin e vet. Tanimë në liri, z. Speer ka mbyllur albumin dalëboje dhe ka shkruar: “E kuptoj që nuk do të kishte qenë vetëm një gjë e çmendur, do të kishte qenë edhe një gjë e mërzitshme”.

“Arkitekti që në Shqipëri e sulmojnë, – e vijon me ngulm apologjinë kolegia arkitekte që ka zgjedhur të jetojë jashtë, – ka 500 arkitektë mbrapa vetes, aq i fuqishëm është, ndërsa projekti për teatrin tuaj të ri nuk është për të veçse një insekt…”. Një insekt? A përnjëmend ishkorpusi historik “SKANDERBEG”, që strehon sot dy teatrot tanë kombëtarë, nuk qenkësh për të veçse një insekt? Nëse arsyetohet ashtu atëherë edhe ne jemi në të drejtën tonë ta trajtojmë si insekt – madje me dëbuese mizash – zotërinë e tij që nuk dashka t’ia dijë aspak se po kontribuon në një projekt për prishjen e një kompleksi shumëfish historik të Qytetit tonë dhe për të na e bërë këtë Qytet, më e pakta sikundër më vonesë e cilësoi z. Speer, “një gjë të mërzitshme”. Dhe kjo nuk është më çështje “arkitekture”.

Të ta bëjnë qytetin të mërzitshëm: a kuptohet se ç’do të thotë kjo? Do të thotë që disa qenie rëndomqare, falë pushtetit të tyre politik dhe interesave vetjakë, të ta bëjnë të padurueshme jetesën në “Tiranën e mendjeve të bukura”, siç e kam quajtur Tiranën e njëhershme. Do të thotë që Qytetin tënd të ta bëjnë të huaj sikur edhe vetëm me anë të “mërzisë”, që çngjyros gjithçka, të asaj “mërzie” për të cilën Cortázari që kam pas përkthyer thoshte se vret më shumë se çdo sëmundje. Dhe killerët me pagesë, rrënues të kujtesës historike të Qytetit tënd, qenkëshin të pafajshëm ngaqë janë “të talentuar”? M’i lumtë goja për atë fjalinë t’et të zotit Speer sa për të birin “e talentuar”, aq edhe për porositësit e tij, duke i bërë të dalë mendsh. Më shumë, në Rajhun e Tretë, nuk mund të thoshte.



20 Comments

  1. Profesor qofsh i nderuar!

    Sot, ka mbetur vetëm një rugë: PËRMBYSJA ME DHUNË e rilindjes.

  2. Z .Plasari e di qe je i shkolluar(jo tek plepat e Saliut dhe Nishanit) dhe me kulture ,por shkrimi me shume eshte nje tregim (perkthim) per Gjermanine e Hitlerit sa kalon ne merzi.Arkitekte jetike ka gjithe bota,Franca,Anglia,Rusia,Italia etj qe kane nje kundershti me shtetin por shkojne sinkron me xhepin.Kryevepra boterore jane ndertuar ne fuksion te nevojave njerezore,por ka dhe shemtira boterore qe jane rezultat i parave.Krahasimi yt me shqiperine nuk me duket shume i goditur sepse ngelesh gjithmone ne kornizen e nje njeriu meskin dhe pa horizont zhvillimi.Ne rastin e emrit tend(apo te nje intelektuali tjeter me ze) do te ishte me mire te dilje me gjoks(dhe jo duke u strukur ) dhe te krijoje nje shoqate donacioni per teatrin.Por fatkeqesisht Ty te mungon guximi,keshtu ke qene gjithmone .Nuk zgjdh asgje me kete menyre artificiale nga zyra,jeta eshte perjashta qe shkruhet ne libra,kurse ti na jep nje perkthim qe e ke profesion.Si gjithe Shqiperia qe u shkaterrua nga ata qe s’kishin prona(tani jane pronare dhe arkitekte bashke) dhe teatri do te shkaterrohet sepse mungon pikerisht guximi qe eshte bere si lesh nga banditet.Te uroj qe te shkosh tek teatri,jo vetem per kafe.

    1. Stradivar të paktën profesor plasari shkruan me emrin e tij, dhe kjo është vënie gjoksi, ndryshe nga ti unë etj që komentojmë me pseudonime.

      Komenti yt është MORALIZIM dhe i pa denjë.

    2. Nuk eshte ceshtje guximi, por mundesie. A. Plasari e beri te vetin, shkroi per ate ligj, doli ne proteste. Gjithashtu jam dakord me ty, qe ndertimet behen per nevojat e njerezve, si dhe Tiranes i duhet nje teater i ri, ama aty duket sheshit qe eshte vjedhje e hapur. Per me teper nga historia dhe trashegimia kulturore, vetem veten njohim.
      Diten qe njerezit do lexojne librat e perkthyer nga Plasari, ky vend do jete me mire.

      1. Besoj se Stradivari nuk eshte person publik apo me infuence qe te dali me emrin e vertete. Eshte nga ata njerez qe shume kollaj mund te demtohet nga shume drejtime. Plasari eshte ndryshe. Ka nje status qe askush nuk do te guxonte qe “ti hiqte buken e gojes”. Une mendoj se ai ka te drejte. Me statusin social te Plasarit ai duhet te bente shume me teper, te guxonte deri ne vetmohim. Intelektuali i vertete guximin ka so veti kryesore, ndryshe eshte theshte nje mi bibliotekash.

  3. Nje arkitetkt danez,qe si koncept baze te arkitektures ka driten,xhamllikun,
    sepse vjen nga nje vend ku Dielli rri fshehur 3/4 e Vitit,nuk mund te arrije
    kurre shijen dhe ngrohtesine e arkitektures mesdhetare,prandaj,projektet
    e tija do te jene te hauaja ne nje vend me Diell,do te jene te merziteshme,
    ashtu si pikturat e rames.Por,pikturat e Rames,edhe nese t’ka mor Zoti ment
    dhe i ke vendosur diku ne Shtepi,i degdis pa problem,nje objekt kulturore
    kurresesi.Muret Durresit kan 2000 vjet dhe akoma nuk jan prishur.

  4. @@@@@@@ Per ,,,,,,rilindjes: Te perdoresh emrin nuk eshte venie gjoksi por eshte”shenomeni dhe mua” tek ata qe vetem flasin dhe fshehen mbas emrit.Ndersa Stradivar eshte mbiemri im pa para dhe prona Ore Ti qe i ha m..n Rilindjes se parase dhe kurvave nacionaliste.

    1. Mirë që e nxore kokën këlysh komunisti.

      Pushtuesit më të egër të këtij vendi, komunistët injorantë dhe këlyshët si puna jote me gjasme mbiemër të famshëm italian e kanë shkatëruar historikisht dhe tentojnë edhe sot.

      Por te muret e Teatrit Të Shenjtë do të thyeni kokën.

      Mbaje mend mirë.

  5. @@@@@ O ti I kurvave,me dhive fare,shko ne Zharres bashke me Plasarin dhe shiko se cfare qameti eshte atje.Per teatrin ka aktore te papune qe hyjne ne greve rakie dhe shenohen ne listat e rrogave.Teatrin do ta mbrojme nga analfabetet dhe Rama.Me sheno edhe mua tek muri.

    1. O idiot nuk është çështje vetëm aktorësh, në radhë të parë është çeshtje historie kombëtare, është çeshtje ligjore, dhe e fundit por më e rëndësishmja është se instalohet përfundimish diktatura e edvin drogës.
      Kokën do të thyejë edvini dhe këlyshët e tij.

  6. Sot ne Rajhun Shqiptar i Marri pervers Mafioz KM e ka ligjeruar vete: s’ja bir kurve qe me ndalon, s’kini pa gjo akoma!!!

    Mirepo ka beg ka dhe hendek….

  7. Kur I vjen ngordhja qenit vete te Tempulli ….

    Tablo Shtatori:
    Narcizomadhi Mafioz edvin (I drugum ne faze fundore)
    -Akrep I rrethu me zjarr bishtin perpjete….

    1. O idiot jeni ju idiotë që i lëpiheni dhe i serviloseni që duke qenë edhe injorantë edhe parazitë edhe të pafytyrë duke qenë edhe bastardë nga veriu që keni turp për origjinën tuaj, edvin droga u ka mbushur mendjen se është i përjetshëm, por shumë shpejt do ta kuptoni që
      ËNDRRA ME RILINDJE MBAROI.

  8. Or cari 12.33 ,koke krejt palle magjarit . Veq prasi biths t qetso ty moj histerike.Ju dogj krejt kauzen rama me documentin per teatrin e metropolit.

  9. Nje ombrelle ose tende eshte me komode se nje cader.Te gjithe ne sulm per teatrin pa aktore.Si do qe te kete qene,njehere ka qene,s’ka ndodhur ndonjehere qe te mos kete qene.Ju lumte se keshtu I do mushka drute.Po dridhet Rama nga keto rrumpalla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *