• |
ide | kryesore

I gjithë faji është i Shaqirit: Ja arsyeja pse Klopp ka shpërthyer ndaj shqiptarit pas eleminimit nga Chelsea

Sport



Jurgen Klopp ka fajësuar Xherdan Shaqirin pas eleminimit dramatik në Carabao Cup përballë Chelsea. E gjithcka për një goditje dënimi të shpenzuar kot nga shqiptari. Golat e vonë të Emerson Palmieri dhe Eden Hazard i dhanë të besuarve të Maurizio Sarri kualifikimin në Anfield përpara se beteja të përsëritet në kampionat në Stamford Bridge.

Por ishte Shaqiri që u duk në qendër të furtunës pas fërshëllimës së fundit të arbitrit, kur Klopp u drejtua menjëherë drejt sulmuesit të përfaqësueses së Zvicrës. Tekniku karizmatik i Liverpool është parë duke bërtitur me xheste ndërkohë që Shaqiri po mundohej të shpjegohej.

Ish-lojtari i Stoke nuk është dukur të ketë bërë gabime evidente në 90 minutat e lojës dhe është dukur konfuz se përse trajneri e kishte me atë. Por Klopp ka shpjeguar më pas arsyen përse Shaqiri është kritikuar pas ndeshjes.

Jordan Henderson fitoi një goditje dënimi në momentet e fundit kur Liverpool ishte shtyrë përpara në kërkim të barazimit. Por konkluzioni i Shaqirit përfundoi jashtë fushës së lojës, duke dëshpëruar tifozët në Anfield.

Klopp ka shpjeguar se ishte nxehur sepse donte që Shaqiri të krosonte me të majtën për të kërkuar Salah në zonë. Shqiptari la Henderson të godiste, por është e sigurtë se tani do ta marrë vetë topin për të shmangur keqkuptime të tilla në të ardhmen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *